Bartomeu: Ronaldinjo e ktheu Barcelonën në një klub global

18 Dhjetor 2015, 17:24Sport TEMA

Tifozët e Realit të Madridit rrallëherë duartrokasin një lojtar të Barcelonës pas një goli që ai mund t’i ketë shënuar skuadrës së tyre brenda në “Santiago Bernabeu”, por kjo gjë nuk mund të thuhet për Ronaldinhon.

Braziliani pas cdo magjie që dhuronte me fanellën e Barcelonës në sfidat ndaj Los Blancos duartrokitej nga tifozët kundërshtarë, një e dhënë kjo që tregon për klasin e madh që zotëronte ai. Për të rikthyer në vëmendje të tifozëve të Barcelonës dhe jo vetëm spektaklin që dhuronte Ronaldinho në fushë, ka mjaftuar një deklaratë e presidentit aktual të Barcës, Josep Maria Bartomeu.

Ky i fundit në një intervistë për mediat ka vlerësuar atë që Ronaldinho ka bërë për klubin blaugrana gjatë 5 viteve që qëndroi në Camp Nou. Ronaldinho ishte ai që e shndërroi Barcelonën në një klub global deklaroi Bartomeu. Nga 2003 në 2008-n me Ronin në skuadër, Barca fitoi 5 trofe mes tyre 2 tituj të La Ligas dhe 1 UEFA Champions League. Bartomeu përvec Ronaldinhos vlerësoi edhe argjentinasin Messi dhe brazilianin tjetër Neymar. Leo i ka dhënë  një dimension akoma edhe më të madh skuadrës sonë, ndërkohë që Neymar është e ardhmja e Barcelonës shtoi më tej numri i klubit katalanas.

7 komente në “Bartomeu: Ronaldinjo e ktheu Barcelonën në një klub global”

  1. bledar says:

    cfare klubi global ktheu ronaldinjo…ne barcelonen kane luajtur lojtaret me te mire ne bote..crujf,,maradona,,romario,,ronaldo,,,rivaldo,,,etcc

  2. ╜sit back and relaks╜ says:

    Ashtu eshte daku, ku merr vesh presidenti i barcelones nga futbolli apo lojtaret qe ka pasur ne ekip.

    1. Gregor says:

      Nderime. Me pelqejne gjithmone komentet e tua. Vetem mendoj se kesaj radhe, ky kllufi ketu kart nuk besoj sedo t’a kuptohe sarkazmen tende.
      Ai harton qe ne finalen me Milan, Kur mungonte komplet qendra e mbrojtjes se Milanit me Barezin, Milani me nje mbrojtje qe angkezet e quajne makeshift (te sajuar aty per aty) me Filipo Galin, e bene Barcelonen e Romarios cope-cope 4 me 0. Gulit i futur me nderrim beri nje gol qe u duk fare i lehte.
      Ndersa me Ronaldinjon, filloi nje ere e re per Batcelonen.
      Njerezit duhet te mesojne si te “sit back and relax”. Edhe ne futboll behen partiake.

  3. Barcelona says:

    Kane lujt ato lojtare, ashtu eshte, por kurre me pare se te vinte Ronaldinjo ky ekip nuk ka qene ne eliten e pare te futbollit Evropian. Me ardhjen e tij ne 2003 ndryshon dhe historia e Barcelones.

  4. Barcelona says:

    Juve jeni disa tifoza fanatike te 10 viteve te fundit dhe kaq. Kupen e pare te kampioneve Barcelona e ka marre me 92′, vit kur Milani I madh nuk mori pjese sepse u skualifikua per nje vit ngaqe la ndeshjen me mes me Olimpikun e Marsejes nje vit me pare, pra 91′. Ajo Barcelona “dream team” qe ndertoi krojfi, u shpartallu me menyren me te turpshme te mundshme nga Milani, Athine 1994′. Kaq ishte. Barcelona ka filluar te forcohet shume me fazen e dyte te sezonit 2003-2004, dhe prej atij viti, ka qene skuadra me e sukseshme ne bote, por ama per deaden e fundit, dhe kaq.

  5. totila direkt prenost ,i verteti . says:

    Cruif ,dhe Maradona kishin Klas ,kuptohet Maradona kishte Grinte te jashtezakoneshme ,Cruifi kishte Shkeputjen nga Inercia ,per te mos u ndalur me .
    Me duket se edhe NEYMAR ka elemenete te Cruifit ne start ,por NEYMARI eshte sic dhe e kam cekur me pare LOJTARI me VIZIONAR BRAZILIAN per te GJITHA KOHERAT.
    RONALDINJO ?
    Kishte dhe ka akoma Klas te jashtezakonshem ,ishte i “DASHURI ” i ARMIKUT dhe i MIKUT ,por i mungonte dhe i mungon …PUNA ,ishte pak dembel .
    Romario ,eh ishte kemebngules ,RIVALDO ,super-teknik .
    MESSI ? Thjesht GJRNIU me i madh i FUTBOLLIT per te GJITHA KOHERAT .
    Ai eshte i LINDUR dhe ka KOEFICIENTE TE JASHTEZAKONSHEM INTELIGJENCE per TOPIN.
    Eshte i LINDUR dhe ka avantazhin qe :
    Mendon shume e shume me Shpejt se cdo lpjtar tjeter ,per pasoje Vepron me shpejt .
    Por po ti hedhesh nje sy gjithe Historise NJERZORE ne te gjitha Shkencat do te gjesh se GJENIALET qe kane dale qe te gjithe pothuajse kane qene MENGJARASHE
    1/2 HEMISFERI i MAJTE i TRURIT eshte me i nderlikuar sepse aty Gjendrrat tahitin me shume sekrecione direkt ne qarkullimin e gjakut .

  6. bobi says:

    Pershkrim me te mire se totila per Mesin nuk munde te gjeshe, ne nje momente kur mendon se mesi do ta humbin topin ai ben nje triblim qe nuk munde ta imagjinoshe dhe i iken kundershtarit. Mesi eshte ajshtanjgi i futbollit, futbollisti me intiligjente me topin ne kembe. As maradona nuk ka qen kaqe i sakte me topin sa eshte mesi. Kurse sa per barcelonen ka shume te drejte ishe presidenti, barcelona nga 2003 dhe keteje eshte klubi numer nje ne bote duket dhe na trofehet qe ka mare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje