Mediat spanjolle: Anceloti për 3 vjet te Bajern Mynih

17 Dhjetor 2015, 12:28Sport TEMA

Carlo Ancelotti për tre vjet te Bajerni i Mynihut.

Lajmi jepet nga mediat spanjolle. Kampionët e Gjermanisë duket se nuk kanë patur shumë dyshime për të gjetur njeriun që do të udhëheqë fatin e skuadrës.

Pas vendimit të Guardiolës për të mbyllur ciklin e tij te bavarezët në fund të këtij sezoni, Bajerni ka zgjedhur si trashëgimtarin e tij Ancelottin. Trajneri italian ka mbyllur akordin me Bajernin që javën e kaluar, menjëherë pasi klubi gjerman mori përgjigjen përfundimtare të Guardiolës, nëse do të vazhdonte apo jo me bavarezët. Gjithçka pritet të zyrtarizohet me konfirmimin e largimit të Guardiolës, për të cilin gjithçka të bën të mendosh se do të shkojë te Manchester City.

Të dyja transferimet e bujshme pritet të zyrtarizohen javën e ardhshme. Sipas mediave spanjolle kontaktet e para mes Bajernit dhe Ancelottit janë realizuar që në majin e kaluar kur u krijuan dyshimet se Guardiola mund të linte stolin bavarez. Gjithsesi në atë kohë për trajnerin italian prioritet ishte vazhdimi i aventurës te Reali i Madridit duke mos i vazhduar negociatat.

Në javët e fundit, dy klubet e mëdha angleze në krizë, Chelsea dhe Manchester United ishin interesuar për të angazhuar Ancelottin, që gjithsesi në këtë kohë ia kishte dhënë fjalën e tij Bajernit nëse Guardiola largohej. Sezoni i ardhshëm do ta cojë ish trajnerin e Milanit, PSG dhe Real Madrid në një tjetër skuadër të madhe europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje