Atkinson, arbitri i Serbi-Shqiperi në Francë

15 Dhjetor 2015, 20:07Sport TEMA

Eshtë dhe Martin Atkinson në listën e 18 gjyqtarëve që do të drejtojnë 51 ndeshjet e Euro 2016 në Francë. Uefa bëri të ditur emrat e gjyqtarëve që do të mbajnë drejtësi në përballjet e europianit francez dhe lista 18 emërore kryesohet pikërisht nga anglezi, emri i të cilit ngjall kujtime të pakëndshme për gjithë shqiptarët. Ishte pikërisht Atkinson gjyqtari që drejtoi ndeshjen e 14 Tetorit Serbi-Shqipëri në Beograd e cila u ndërpre në minutën e 41 dhe qëndrimet kontradiktore të arbitrit anglez mbi momentin e ndërprerjes së ndeshjes dhe qëndrimin e palës shqiptare për të refuzuar kthimin në fushë sipas tij, kushtëzuan edhe një betejë të gjatë ligjore ku Shqipëria arriti më në fund të fitonte drejtësinë e munguar vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Gjithsesi pavarësisht atij precednenti Uefa tregon se Atkinson mbetet një ndër arbitrat më të vlerësuar nga institucioni europian me përfshirjen e tij në ekipin e arbitrave kryesorë të Francë 2016. Teorikisht në këtë mënyrë ekzistojnë gjasat që Shqipëria të përballet sërish me Atkinson në europianin francez ku mund ta gjejë si arbitrin e një prej ndeshjeve të saj, megjithëse dicka e tillë duket e vështirë të ndodhë me përcaktimin e arbitrave nga Uefa pas precedentit të krijuar në Beograd në Tetorin e 2014-ës.

Ja dhe lista e plotë e arbitrave që do të gjykojnë në Francë 2016.

Martin Atkinson, Mark Clattenburg (Angli), Felix Brych (Germani), Cuneyt Çakir (Turqi), William Collum (Skoci), Jonas Eriksson (Suedi), Ovidiu Hategan (Rumani), Sergey Karasev (Russi), Viktor Kassai (Hungari), Pavel Kralovec (Republika e Cekisë), Bjorn Kuipers (Holandë), Szymon Marciniak (Poloni), Milorad Mazic (Serbi), Svein Moen (Norvegji), Nicola Rizzoli (Itali), Damir Skomina (Slloveni), Clement Turpin (Francë), Carlos Velasco Carballo (Spanjë).

6 komente në “Atkinson, arbitri i Serbi-Shqiperi në Francë”

  1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Pas kercenimeve te forta te De Biazit se do ta bente Francen te turperohej si Brazili ne Boteror, UEFA ndoshta ka menduar qe te caktoje kete gjyqtar ne ndeshjen France-Shqiperi , ne menyre qe mos na ndodhe ndonje hata.
    Ky gjyqtar nuk e ka me sy aq te mire kombetaren tone , keshtu qe mund te ndikoje ne ndeshje , qe te mos mbaroje 7-1 per Shqiperine , por te zbutet pak rezultati.
    Sigurisht humbjes se Frances me Shqiperine , ai nuk ka ci ben , se kur De Biazi jep fjalen , e con deri ne fund.

    1. the Punisher says:

      Shqiptareve nuk ju intereson futbolli. Jane te gjithe siper motres se atij Likes.

      1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

        Siper motres tende deshe te thuash.

  2. Mic Sokoli says:

    O liku prej top llastiku,,,,,po me i bir i bi fyllit.

    1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

      Ky eshte komenti I njeriut injorant , qe s’ka c’te thote per temen dhe flet kot pa lidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje