Shorti i E.League: Përballje të vështira për skuadrat italiane

14 Dhjetor 2015, 13:53Sport TEMA

32 skuadra në garë për një trofe, atë të Europa League që zbuloi çiftet e fazës së 1/16-ave.

Në selinë e UEFA-s u hodh shorti për fazën e eliminimit direkt ku u caktuan disa çifte interesante mes të mëdhenjve të kontinentit.

Përsa u përket shqiptarëve që marrin pjesë në këtë kompeticion, Lazio e Etrit Berishës peshkoi Galatasaray me sfidën e parë që do të luhet në Turqi, ndërsa Napoli i Elseid Hysaj sfidon Villarrealin.

Ndërkohë, Baseli i Ajetit, Xhakës dhe Gashit do të luajë kundër francezëve të Saint Ettiene.

Një ndeshje interesante është edhe ajo mes Anderlechtit të trajnerit Besnik Hasi dhe Olympiacosit të Pajtim Kasamit. Ndeshje pa favoritë është ajo mes Tottenhamit dhe Fiorentinës, ndërsa Borussia Dortmund sfidon Porton.

Short në dukje i vështirë edhe për skuadrat gjermane pasi Augsburg përplaset me Liverpoolin, Schalke sfidon Shakhtar Donetsk, ndërsa Bayer Leverkusen udhëton fillimisht në Lisbonë ku gjen Sportingun.

Takimet e tjera të kësaj faze janë; Valencia-Rapid Wien, Fenerbahce-Lokomotiv Moskow, Midytlyand-Man. UTD, Sparta Praga-Krasnodar, Sion-Braga, Marseille-Athletic Bilbao dhe Sevilla-Molde. Ndeshjet e para luhen në datën 18 Shkurt ndërsa ato të kthimit një javë më pas. Finalja e këtij sezoni të Europa League do të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob Park” të Baselit në datën 18 Maj./SS

1 komente në “Shorti i E.League: Përballje të vështira për skuadrat italiane”

  1. Forza Juveeeee.... says:

    Kesaj radhe Juventus do ta eleminoj Bayernin….cdo gje ka kohen e vete…na ka eleminuar te pakten 2 here (mesa mbaj mend) keto vitet e fundit…por ksaj radhe kalon Juventusi…Forza JUVEEEE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje