Ja si e komentojnë mediat franceze, zviceriane dhe rumune shortin

12 Dhjetor 2015, 20:32Sport TEMA

Shorti i Europianit ashtu si në mediat shqiptare është komentuar dhe në mediat e kundërshtarëve të grupit tonë A, me zviceranët, rumunët e francezët që i kanë kushtuar vëmendje Shqipërisë si rivale në grup.

Francezja L’ Equipe e cilëson një terren të njohur ndeshjen e “Gjelave” ndaj kundërshtarëve të saj, përfshi dhe Shqipërinë, ndërsa në brendësi ka përpiluar dhe kalendarin e këtyre sfidave teksa shkruan se Gjelat do të përballen në Marsejë me Shqipërinë që i mundi 1-0 në muajin qershor duke kujtuar gjithashtu se udhëheqësi i Shqipërisë në fushë përballë francezëve do të jetë Lorik Cana, një idhull i “Velodrome” nga periudha kur luante me Olimpique. “France Football” propozon në faqe të parë 3 ndeshjet e francezëve në këtë europian.

Në Zvicër, ndërkohë e përditshmja “Blick” është hapur gjithashtu në faqe të parë me shortin duke shkruajtur, “Franca, Rumania dhe Shqipëria janë kundërshtarët tanë, të gjithë njohje të vjetra”.

Në Rumani, media më e madhe sportive në vend “Digisport” gjithashtu vendos shortin e europianit në faqen e saj kryesore, duke parë si rivale direkte pikërisht Shqipërinë, me të cilën do të luajnë ndeshjen e fundit në grup. Në brendësi “Digisport” jep dhe bilancin e sfidave mes dy vendeve duke kujtuar se kemi luajtur 16 herë me shqiptarët, teksa kemi arritur 11 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, ndërsa takimin e fundit, një miqësore e kanë fituar rumunët më 31 maj 2014 me rezultatin 1-0.

13 komente në “Ja si e komentojnë mediat franceze, zviceriane dhe rumune shortin”

  1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Po ku pyesim ne per keto skuadra !

    -Shqiperi-Zvicer : Ndeshja do te vendoset jashte fushe me ndonje manover patriotike duke pare se gjysma e Zvicres eshte shqiptare. Per kete ceshtje them te ngarkojme Ballist Morinen . Ta lirojme nga burgu dhe ta emerojme ” Trajner per ceshtjet jashte fushe”

    – Shqiperi -France : Sipas “specialisteve” qe kane komentuar ne kete forum ne ndeshjet eleminatore , ne jemi ekipi I vetem qe I morem 4 pike Frances…. ne ndeshje miqesore… sigurisht. Keshtu qe ne Francen e kemi buke me djathe per mengjes.

    -Shqiperi-Rumani : Them qe te perdoret e njejta “taktike” teper “e sukseshme” qe u perdor ne Armeni. Fitore e sigurt me goleade.

    Si perfundim:
    Shqiperia e para ne grup me pike te plota.

    1. vezhguesi says:

      Haha koment super. Sidoqofte me optimist per kombetaren. Personalisht i uroj sukses dhe do perpiqem ta mbeshtes ne stadium

    2. Arturi says:

      … dhe Gerrqia … perseri kampione, apo jo?! ?

      1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

        Ti e di , pyet vellezerit e tu greke.

    3. den says:

      Na e the e morem vesh njehere

    4. yeeeep says:

      edhe ti nje idiot i lindur

      1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

        E kishe fjalen per veten tende .
        Ok , atehere ne rregull.

  2. Perderisa disa pseudo gazetere e nisen me pyetjet sa pike do marim” si tek ai humori famshem i estrades se tiranes nuk te shije te mire. Megjithate te shpresojme se traneri do te tregohet profesionist dhe jo si tifoz shqipetar, dhe te pregatisi ekipin vetem per ndeshjen e rradhes. Nuk duhet te komunikoje me mediat as je lojtar ne menyre qe te jene te qete, te mos u plotesojne tekat e gazetareve qe paskrupullsia tyre shpesh here s’ka kufij. Nuk e di pse rumania qenka ekip i kalueshem per ne kur ata luajne shume kopakt dhe me nje mbrojtje te jashtezakonshme, zvicra eshte e hapur por shume agresive ne sulm per shkak edhe te elementeve qe ka, ndersa franca i ka te gjitha, mund te provohet vetem forca atletike deri ne fund qe ne se kemi dhe aq te mire. Nuk jane rastesi qe ndeshkohemi ne fund te ndeshjeve me te fortet. Pyesni Sir Alex per kete qe thote se ekipet qe mbrohen fort, 3 minutat e fundit you duken sikur kane 3 dite qe luajne dhe mezi presin te bie bilbili. Stop euforise, rrespekt per kundershtaret, mobilizim maksimal nga te gjithe. Forca SHQIPERIA

  3. dulla says:

    ne ti hame mutin 24 ore ne dite sali berishes,por ballistin e zhdukim pa nam e nishan, se na prish pune me serbet

  4. UK says:

    Kombetarja Shqiptare ben supriza perher por kam frike te them qe ajo ka shanse shum te pakta per te dal nga grupi A fituese pasi te gjith kundershtaret jane shum te forte. Gjithsesi le te shpresojme.

  5. noah says:

    Në europian nuk ka të fortë e të dobët. Të gjithë mendojnë se janë të fortë deri sa kanë vajtur në Francë. Sipas nesh ne jemi të fortë. Këtë do ta shikojmë kur të ndeshemi me Zvicrën në fillim. Pastaj të mendojmë se sa pikë do të marrim. Thërresim hop, pa hedhur lumin!

  6. Ann says:

    NE DUHET TE JEMI ME KEMBE NE TOKE SI TIFOZE E JO DUKE BERE KOMENTE INJORANTESH QE SHAJNE SERBET DHE GREKET.
    SHPRESOJME ME TE MIREN, POR DUHET TE JEMI TE PERGATITUR QE NATYRISHT MUND TE HUMBASIM DHE TA PRANOJME SI DICKA NORMALE.
    EUFORIA E TEPERT NA DEMTON. NDAJ FORCA DJEMA….SIDO QE TE DILNI….NE JU DUAM!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje