Skënderbeu ‘godet’ sërish, Federbet: Skënderbeu-L.Moska e trukuar

12 Dhjetor 2015, 10:31Sport TEMA
Skënderbeu ‘godet’ sërish, Federbet:

Një ditë pas përfundimit të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Lokomotivës së Moskës (0-3) në stadiumin “Elbasan Arena”, kompania “Federbet” që merret me monitorimin e basteve ka hedhur dyshime të forta se ndeshja ka qenë e trukuar.

Deklarata e “Federbet” thotë se për të katërtën herë në këtë sezon, skuadra shqiptare bëhet protagoniste e dyshimeve për manipulime sportive, shkruan “Albeu.com”.

“Denoncojmë sot për të katërtën herë këtë vit për ndeshje të dyshuara të luajtura në Europë nga Skënderbeu”, ka thënë në deklaratën e tij sekretari i Përgjithshëm Françesko Baranca.

Kompania i mbështet dyshimet e saj në dy golat e fundit që Skënderbeu pësoi në minutën e 89′ dhe 90′.

Në njoftimin janë publikuar edhe kuotat e basteve që ishin gjatë kohës kur rezultati ishte 0-1 në favor të Lokomotivës së Moskës.

4 komente në “Skënderbeu ‘godet’ sërish, Federbet: Skënderbeu-L.Moska e trukuar”

  1. Operatori i basteve says:

    Duka & Co godet serish duhej te ishte titulli. Keto kane fituar miliona € kte sezon, te cilat do riinvestohen qe Skenderbeu te kualifikohet prape ne Europa League sezonin qe vjen.

  2. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Nuk eshte e vertete.
    Shqiperia si kombetare dhe klubet shqiptare jane skuadrat me te ndershme ne bote.
    Kurre nuk kane trukuar , gjithcka e kane merituar me djerse.

  3. korcari says:

    Vazhdo o mero baze meri lajmet nga panorama e irfanit,por nje dite do ta pesoni ti edhe irfani,gazetaruc.Shkruaj karlleqe do hash ndonje gjobe ndonje dite ose nga skenderbeu ose nga korcaret.

  4. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Eh , korcaret e shkrete !
    Po shihja ndeshjen , dhe ne fillim me la shije te hidhur stadiumi pothuajse bosh.
    Pastaj u cudita kur pashe disa tifoze te Skenderbeut qe mbanin banderola te … Beshiktashit ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje