Zyrtare, Morata rinovon me Juventus deri në 2020-ën

10 Dhjetor 2015, 19:40Sport TEMA

Një sinjal inkurajimi për lojtarin dhe një mesazh i qartë për Real Madrid. Alvaro Morata nuk po kalon një sezon aspak të mirë, por drejtuesit e Juventusit kanë dashur ta motivojnë sulmuesin spanjoll duke i rinovuar kontratën me një vit. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit bardhezi në internet.

“Alvaro Morata ka zgjatur kontratën e tij me Juventusin. Sulmuesi, kontrata e mëparshme e të cilit përfundonte në 2019-ën, ka rinovuar për një sezon tjetër me bardhezinjtë dhe marrëveshja e re skadon në qershor të 2020-ës”, lexohet në komunikatën e bërë nga Juventusit.

Siç thamë, një sinjal i qartë besimi nga ana e klubit për lojtarin, i cili po kalon një moment delikat dhe që kundër Sevillas ka humbur dy raste të pastra për gol. Përveç rinovimit do të vijë edhe një rritje e rrogës. Por është edhe një mesazh për Real Madrid, që ka të drejtën e riblerjes së sulmuesit (për 30 milionë euro) edhe për sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje