Dështimi, Van Gaal drejt largimit nga Man. United?

9 Dhjetor 2015, 13:51Sport TEMA

Është vetëm cështje kohe, Manchester United do të rikthehet të jetë një skuadër e madhe, me këto fjalë u mundua ta arsyetonte eliminimin e Djajëve të Kuq, trajneri Louis Van Gaal në përfundim të ndeshjes ndaj Wolfsburgut. Me humbjen që pësuan ndaj skuadrës gjermane, anglezët do ta vijojnë aventurën e tyre në kompeticionet europiane në fazën e 1/16-ave të Europa League, por pas asaj disfate Van Gaal ka përfunduar në qëndër të kritikave dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga stoli i Djajëve të Kuq.

Në Angli nuk e kanë përtypur aspak mirë daljen nga kompeticioni të Djajëve të Kuq me mediat që kanë shfryrë kundër trajnerit holandez, i cili gjatë verës afroi në ekip lojtarë si Martial, Depay dhe Schwenisteiger por nuk ja doli të kualifikohej dot në një grup me si skuadra mëse normale si Wolfsburgu, Psv Eindhoven dhe Cska e Moskës.

Me paraqitjen që bëri ndaj ujqërve, United konfirmoi edhe njëherë tjetër faktin se këtë sezon po shfaqet si një skuadër pa identitet. Në Premier League 20-herë kampionët e Anglisë pozicionohen në vendin e 4-t, 3 pikë pas Leicester-it kryesues.

Përballë Wolfsburgut në fakt, Djajtë e Kuq kishin disa mungesa të rëndësishme por gjithsesi eliminimi nga Championsi nuk mund të justifikohet kurrësesi. Në vetëm 18 muaj Van Gaal ka shpenzuar plot 350 milionë Euro në merkato, dhe duke parë paraqitjejet e skuadrës ky mund të jetë sezoni i fundit për holandezin në stolin e United. Hija e Ancelottit ka filluar të qëndrojë mbi kokën e Van Gaal, por një opsion për të zëvendësuar holandezin në stolin e Djajëve e Kuq, është trajneri aktual i Bayern-it, Pep Guardiola për të marrë shërbimet të cilit mund të nisë një derbi mes United dhe City-it.

5 komente në “Dështimi, Van Gaal drejt largimit nga Man. United?”

  1. totila direkt prenost ,i verteti . says:

    Jo mole…….
    Po shikur ky M.Unitedi ka loq-tarin me te mire Anglez te te gjitha koherave ,UJI RUNIN apo pune e madhe .
    Me ndyresire dhe me kapadai se ky Kuqua bythqime i Hollandes nuk do kete .
    Ah harrova dhe ate PERGJERATEN e CHELSEAS MUTINJON.
    Sic jane krenaria e ITALISE JUVE -MILAN , e Gjermanise BAYERN E spanjes REAL-BARCA ,ashtu duhet te jete dhe M.UNITEDI per ANGLINE ,te cilit i duhet gjetur nje trajner ADAPT dhe jo nje BREZHNJEV MODERN .

    1. paemer says:

      O TOTILA O BENEVREKS

  2. fred says:

    E largove Jonuzaj nga ekipi edhe bleve 2 lojtare qe ishin shum larg nivelit ADNANIT,ishalla Pep-Guardiles i prishet mendja dhe vjen tek Manchesteri

  3. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    De biazi vlen me shume se keto emra.
    Fatkeqrsisht nuk i jepet shanci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje