Me Berishën, Hysajn, Xhakën, Gashin ,Alijin e Albian Ajetin të kualifiuar dhe Kacen e Shkurtajn të eliminuar ndeshjet e fundit në grupet e Europa League do të jenë të rëndësishme për 2 futbollistë shqiptarë dhe 1 trajner. Ansi Agolli dhe Herolind Shala do të kërkojnë kualifikimin në ruandin 1/16-ave këtë të Enjte, por më shumë shanse se dy futbollistët e kombëtares kuqezi për ta realizuar një objektiv të tillë ka Besnik Hasi, trajneri shqiptar i Anderlechtit.
Fatet e Ansi Agollit dhe Besnik Hasit do të kryqëzohen në sfidën që do të zhvillohet në Vanden Stock Stadium mes Anderlechtit dhe Qarabagut. Skuadra belge për momentin pozicionohet në vendin e dytë të grupit J dhe me një sukses ndaj formacionit azer do të avanconte për më tej. Agolli nga ana tjetër për të qenë pjesë e fazës së 1/16-ave me Qarabagun e tij duhet të triumfojë përballë Anderlechtit dhe të shpresojë që Totenhami të mundë Monacon në sfidën tjetër të këtij grupi.
Ashtu si në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar skuadra azere në këtë edicion të Europa League, Agolli edhe ndaj Anderlechtit pritet të zbresë në fushë që nga minuta e parë. Një sfidë direkte për kualifikimin do të luajë Herolind Shala në grupin. Slovan Libereci skuadra tek e cila bën pjesë mesfushori kuqezi do të presë në Ceki, Marseillen në një takim ku vendasve u bën punë vetëm fitorja për të avancuar në ruandin tjetër. E sigurtë prania në 11-shen titullare të Liberecit për Herolind Shalën.
Por këtë Enjte do të zbresë në fushë edhe Etrit Berisha që me Lazion e tij do të sfidojë në transfertë francezët e Saint Ettiene në një takim që për bardhekaltërit vlen thjeshtë për statistika pasi Lazio e ka siguruar edhe vendin e parë në grupin G. Berisha i cili aktivizohet titullar nga trajneri Pioli në ndeshjet e Europa League do të mundohet të zhvillojë një tjetër paraqitje si ato të sfidave të fundit. Nuk pritet të ketë minuta për Elseid Hysajn në sfidën mes Napolit dhe Legias së Varshavës, pasi Maurizio Sarri do të aplikojë një rotacion masiv në këtë përballje.
Mbetet për tu parë nëse trajneri Urs Fischer do ti japë ndonjë minutë Shkëlzen Gashit dhe Albian Ajetit në sfidën mes Lech Poznan-Basel që për kampionët Zvicrës vlen thjeshtë për statistika pasi formacioni nga St Jakob Park e ka siguruar edhe vendin e parë në grup. Nuk do të luajë në këtë takim Naser Aliji pasi u transferua me vonesë te Baseli dhe nuk bën pjesë në listën e lojtarëve të federeruar në këtë kompeticion, ndërkohë që Xhaka si një titullar i padiskuteshëm që është do të ketë minuta edhe në këtë përballje. Që nga minuta e parë pritet ta nisë edhe Ergys Kace takimin ndaj Dortmundit që për Paokun e Selanikut vlen vetëm për prestigj pasi grekët janë eliminuar tashmë nga kompeticioni. Ndërkohë Vasil Shkurtaj i cili ka lujtuar vetëm pak minuta në këtë edicion të Europa League vështirë se do të luajë mes Asteras Tripolis dhe Schalke 04./SS
Jam kurioz te di se cdo te beje Skenderbeu ?
Lokomotiva e Moskes kerkon patjeter fitoren perndryshe skualifikohet.
Se sic e dime Skenderbeu s’ka motivim , dhe sic na kane mesuar “specialistet e vertete” te futbollit qe komentojne ketu , kur nje skuader s’ka motivim , fiton skuadra tjeter , si p.sh Armenia s’kishte motivim dhe fituam ne.
Te shohim a do te kete edhe Skenderbeu ” mungese motivimi” ???!!!