Një dokumentar i BBC-së që do të transmetohet sot në mbrëmje pretendon se Katari shpenzoi 162 milionë euro për të qenë vendi organizator i Botërorit të vitit 2022. Provat vijnë nga Lord Triesman, ish presidenti i Federatës Angleze të Futbollit dhe lideri i komitetit organizativ kur Anglia vendosi të kandidonte për organizimin e Botërorit 2018.
Triesman u detyrua të jepte dorëheqjen nga të dy pozicionet pas një regjistrimi ku fliste mbi ryshfetet që jepeshin ndaj gjyqtarëve në Spanjë dhe Rusi. Triesman flet në dokumentar që shifra që Katari vuri në dispozicion të komitetit organizativ është gjashtë herë më e madhe se ajo që Anglia kishte deklaruar për kandidaturën e Botërorit 2018. Sipas Triesman këto informacione vijnë drejtpërdrejt nga shërbimi sekret britanik.
Triesman tha: “Më thanë dy burime, të cilët kanë qenë gjithmonë të saktë me informacionet e inteligjencës që shuma që Katari shpenzoi në kandidaturën e tyre ishte 162 milionë euro.” Kryetari i komitetit organizativ të Katarit nuk iu përgjigj pretendimeve të Triesman për BBC. Lord Triesman shtoi: “Unë mendoj se të gjithë kanë të drejtë të dinë të gjitha shifrat që janë shpenzuar dhe në rast se janë legjitime apo jo.”
Skandali i korrupsionit që përfshiu FIFA-n u zgjerua akoma më shumë gjatë javës që shkoi, kur Prokuroria e Përgjithshme e SHBA-së, Loretta Lynch bëri të ditur se edhe 16 zyrtarë të tjerë të FIFA-s janë përfshirë në hetime. Ndërkohë autoritetet zvicerane po vazhdojnë hetime të veçuara mbi caktimet e botërorëve të 2018-s dhe 2022-it.
Hetimet e FBI po përqendrohen mbi presidentin e larguar Sepp Blatter, jo vetëm mbi përfshirjen e tij në një ryshfet prej 9 milionë eurosh të paguar nga Qeveria e Afrikës së Jugut, nëpërmjet FIFA-s për ish zyrtarin e arrestuar Jack Warner mbi organizimin e Kupës së Botës 2010, por edhe mbi rolin e tij në më shumë se 85 milionë euro ryshfete që kanë të bëjnë me ish parterët e marketingut të FIFA-s, ku përfshihen ish Presidenti Joao Havelange dhe Ricardo Teixeira, të cilët morën shuma stratosferike në këmbim të të drejtave televizive dhe të drejtave të marketingut.
Blatter mohoi të kishte dijeni mbi ryshfetet dhe pagesat e jashtëligjshme, por në dokumentarin e BBC shfaqet një letër e bërë publike nga FBI, e shkruar nga ish presidenti i FIFA-s Havelange ku shkruhet: “E nënvizoj që Sepp Blatter kishte dijeni të plotë mbi të gjitha aktivitetet dhe ishte ai që i aprovonte ato.” Sipas FBI-së: “ndërmjet të gjitha hetimeve është edhe ajo mbi deklaratat e Havelange ku implikon drejtpërdrejt Sepp Blatter.” Ndërkohë, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, i cili është pezulluar nga detyra e tij në FIFA, nga komiteti i etikës, tashmë rrezikon të përjashtohet përjetë nga institucionet qeverisëse të futbollit së bashku me Blatter. /Telesport
Franca kurve ka qene dhe do te mbetet. Me te gjithe q…t dhe me ate qe eshte martuar nuk fle.
Shikojeni kete kurven plake ,BALTEN-BLATER ne SURRAT dhe pastaj i vini nje cmim.