Ish-peshëngritësi i njohur Mirjan Hakani është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Legjenda e peshëngritjes shqiptare që ka pasur edhe titullim “Mjeshtër i Merituar i sportit” ndërroi jetë në moshë 55-vjeçare pas problemeve në zemër.
Gjatë karrerierës së tij, Hakani ka vendosur mbi 100 rekorde në peshëngritje.
Dy vjet më parë ai kreu një operacion në zemër.
Pak ditë pas operacionit në zemër ai rrëfeu se për realizimin e tij e kishte ndihmuar kryeministri Rama.
“Në fakt, për hir të së vërtetës vuaja prej kohësh nga zemra, por e kisha të pamundur për arsye objektive t’i nënshtrohesha një ndërhyrjeje jo vetëm specifike, por dhe të kushtueshme nga pikëpamja financiare e që ishte e papërballueshme për mua dhe familjen time.
Kisha tentuar të isha në kontakt edhe me drejtuesit kryesorë të Qeverisë së mëparshme, por për arsyet që ata i dinë nuk ma mundësuan ndërhyrjen.
I dërgova një mesash Kryeministrit Edi Rama, duke i shpjeguar situatën time: Edi, jam duke vdekur. Duhet me patjetër dhe në mënyrë urgjente të bëj një ndërhyrje shumë komplekse në zemër’.
Menjëherë u morën masat e duhura dhe në harkun e pesë-gjashtë ditëve u organizua shtrimi im në spital”, do të shprehej ai në një intervistë të realizuar në dhjetor të vitit 2013, një javë pas ndërhyrjes.
Hakani ka lënë gjurmë në peshëngritje me rezultatet e tij në vitet ‘80. Për këto rezultate atij iu dha edhe tittulli “Mjeshtër i Madh i Sportit”.
I paharrum qofte ky mjeshter i madh…
Ngushellime familjes dhe gjithe te dashurve, lamtumire kampion!
Ngushellime familjes.Mirjani ishte model
KA QENE NJERI I MIRE ..ZOTI MERR MODELET DHE HARRON HORRAT
I perjetshem qofte kujtimi !
Hidherim i thelle per kampionin e madh,tironcin babaxhan Mir Hakanin.Respekt pa fund.Lamtumire Miri.
Te prehesh ne paqe, Mirjan! Ngushellime, familjes.
Nje njeri i palodhur dhe me arritje te medha…Lamtumire mik!
I paharruar kujtimi Mirjanit. Uroj që djali tij Jurgeni të eci në gjurmët e tij dhe ta mbaj lart emrin e Mirjanit. Ngushëllime familjes dhe shokut tim Jurgen.
Per shume pak kohe e kam njohur Mirjanin tek “Ismail Qemali”, por me ka lene mbresa te jashtezakonshme me shpirtin e tij miqesor e bujar dhe per karakterin e hapur e te vendosur. Jam shume i pikelluar per kete ikje te befte e te parakohshe. Familjes i shpreh ngushellime te sinqerta.
Ngushellime familjes e miqve …shume i ri iku !
Me kujtohet mirjani dhe aleksandri dy idhujt e asaj kohe. Respekt.
u prehte ne paqe heroi i peshngritjes boterore.bota humbi nje djale,sporti humbi idhullin e tij.paqe per ty miku jon.
Ngushellime familes,,,Mire thote komentuesi Trapi…Edhe zoti po na e ben me hile po na merr njerezit e mire dhe po la len horat,,,,
Ligshtim per humbjen e Mirjan Hakanit,rekordmenit peshengrites,njeriut zemer flori,qytetarit shembullor dhe patriotit rrezellites.
Te qofte I lehte dheu I Atdheut tone Mirjan.Ti I le vetes dhe familjes tende fisnike nje emer te paharrueshem.
Lamtumire rekordmen.
Ngushllime te sincerta familjes dhe gjithe sportit shqiptar…I paharruar kujtimi per te.
NGUSHELLIME FAMILJES , I GJITHE KOMBI SHQIPETARE KA HUMBUR NJE KAMPION DHE NJE NJERI TE MADH, I PAHARRUAR
Lajm i hidhur per spotedasheshit e dikurshem, shume i ri! Ngushellime familjes dhe u kujtofte per jete ky sportist!
te shprehesh vetem keqardhje per kete legjendar te vertete ,eshte shume pak !
udhetim te qete , legjende e paperseriteshme .
Te qofte dheu i lehte Mirjan, ne moshataret e tu te Tiranes se Re do te te kujtojme me krenari gjithmone ty dhe Sander Kondon .
I pa harruar kampioni imath ngushellime familjes
Dheu te qofte i lehte o legjenda e peshengritjes
Te qofte dheu u lehte,por ky shkrim eshte per legjenden apo per Belulin?
Ngushellimet me te sinqerta.
ngushellime familjes qofsh i pa aruar miri