Një qingj të pjekur për.... çdo gol të shënuar

4 Dhjetor 2015, 14:41Sport TEMA

Një qingj të pjekur, për çdo gol të shënuar. Po, po, ky është shpërblimi i vendosur në kampionatin kosovar për një futbollist mjaft cilësor. Kjo premio speciale është vendosur nga tifozët e Ferronikelit për kapitenin dhe idhullin e tyre, Behar Maliqi. E mbani mend këtë futbollist edhe në Shqipëri, sepse ka luajtur një sezon me Partizanin. Nëse Xhevahir Sukaj ka “nënshkruar” një marrëveshje speciale me presidentin Gaz Demi, që të paguhet me 2 mijë euro për çdo gol të shënuar, Behar Maliqit i vihet përpara një qingj i pjekur në raste të tilla.

E ha vetëm, apo me shokët e skuadrës, kjo mbetet në dorën e mesfushorit 29-vjeçar nga Prishtina. Deri tani i ka ecur mirë, pasi Ferronikeli ndodhet në vendin e parë të kampionatit kosovar, patjetër edhe falë golave të tij. Sikurse thamë më lart, Behar Maliqi ka pasur një eksperiencë në Superioren Shqiptare, me të kuqtë. Por, dje, në një emision sportiv të “Tribuna Channel”, “Arena”, ai ka shpërthyer ndaj trajtimit që, sipas tij, u bëhet futbollistëve kosovarë në Shqipëri.

“Lojtarët kosovarë që luajnë në Shqipëri nuk trajtohen mirë. Ndaj, u bëj thirrje të mos transferon në futbollin shqiptar, në mënyrë që ata të mos nëpërkëmben. Në Shqipëri ka kufizime kur flitet për futbollistët që vijnë nga Kosova. Kosovarët nuk mund të marrin më shumë se 25 mijë euro në sezon, pasi ky është limiti që klubet shqiptare kanë vënë për ta. Vetëm Bernard Berisha dhe Liridon Latifi, që janë të dëshmuar tashmë në futbollin shqiptar, mund të marrin më shumë.

Të gjithë ata që shkojnë nga Superliga kosovare janë lojtar kyç në ekipet e tyre, por nuk respektohen. Kosovarët duhet të kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe trajtimit në ligën e tyre, që duket shumë pranë ndërkombëtarizimit.” Kujtojmë se Behar Maliqi, gjatë merkatos së verës, disa klube shqiptare kërkuan shërbimet e tij, më këmbëngulësi ishte Flamurtari, por 29-vjeçari vendosi të qëndrojë te Ferronikeli kampion. Njëlloj zgjidhjeje, që shkon në linjën e asaj shprehjes popullore: “Më mirë i pari në katund se i fundit në qytet”…

3 komente në “Një qingj të pjekur për…. çdo gol të shënuar”

  1. nezo says:

    po sdo mend,te japin nje qingj kur shenon gol.se aty golat jane me pikatore, ashtu eshte cilesia e futbollit. ky kur ishte te partizani ishte reserve. imagjinoni te ishte edhe ne kampionatin ton keshtu? do krijonin restorant me qingja te pjekur salihi me sukajn.

  2. Iliria says:

    Hahahahahahaha, hajde futboll shqiptar hajde, hahahahaha, sa kam qeshur…

  3. Realiteti says:

    Me dhimbset ky i mjere ku paska luajtur,ne ekipin qe mbane emrin si ai i shkavellve shoven te Beogradit.Partizanet ishin kriminel,tradhetare,monstra dhe te shitur ke cetniket jugosllav.Ata vrane,jo gjerman,por bene vellavrasje ne eliten e atdhetareve shqiptare ne te dy anet e kufirit.Keta mbajne kete emer qe nga koha e diktatures me te eger te njerezimit,te monstres jugore,Hoxha.Qofshin te mallkuar keta te gjore me emrin e djallegjinjeve P……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje