Shqipëria po përgatitet për përfaqësimin historik në finalet e Kampionatit Europian. Për pjesëmarrjen në evenimentin e verës së ardhshme në Francë, Kombëtarja pritet të përfaqësohet me një imazh të ri, duke nisur nga fanella.
Ishte pikërisht kjo një prej pikave të diskutimit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, të zhvilluar në Federatën Shqiptare të Futbollit. Çështja rreth sponsorit teknik u propozua nga Drejtoria e Marketingut.
Objektivi është përgatitja e një koleksioni të veçantë, me dizajn të personalizuar dhe unik për ekipin kuqezi, që do të shërbejë si imazh i veçantë i Shqipërisë në Euro 2016, por edhe në kualifikueset e Botërorit 2018.
Një ndërthurje mes simboleve kombëtare dhe prezantimit të veçantë në evenimentin në Francë. Ekzekutivi i FSHF-së njoftoi se janë identifikuar ofertat dhe projektet e ardhura, ndërsa procesi do të mbyllet brenda muajit janar.
Synimi është sigurimi i një projekti që përveçse cilësor të jetë edhe afatgjatë. Adidas, sponsori aktual i Kombëtares është një prej kandidatëve, me federatën që është në procesin e rinegocimit të marrëveshjes.
Tjetër kompani prestigjoze është edhe Puma. Përveçse është sponsor i përfaqësueses italiane në Euro 2016, kjo markë ka përgatitur fanellat e Zvicrës, Republikës Çeke dhe skuadrës së Austrisë.
Mes kompanive që kanë shfaqur interes janë edhe tre italiane. Bëhet fjalë për Lotto, me seli në Trevizo dhe që u shfaq në industrinë e veshjeve sportive në vitin 1973. Detaj interesant është se Lotto ka qenë sponsor i Bekim Kastratit, sulmuesit që ka luajtur tre ndeshje për Kombëtaren.
Errea është një kompani e krijuar në vitin 1988 me seli në Parma. Pas përfaqësimit në rang klubesh me Tiranën dhe Teutën, për këtë markë do të ishte bashkëpunimi i parë me Kombëtaren.
Macron në anën tjetër u krijua në vitin 1971, si shpërndarës i markave sportive amerikane në Itali. Kompania nisi punën në futbollin botëror në vitin 2001, me kontratën e parë me Bolognan, qytet ku ka edhe selinë, ndërsa prej dhjetë vjetësh është zgjeruar edhe në tregun botëror./ SS
///
adidas ☘
Une them qe ne fanelle te vendoset flamuri Autoktonus.
Me kete do te trembim kundershtaret qe do na bien dhe do ecim perpara ne Evropian.
Varet kush i jep më shumë pare Dukës, dizajnin mund ta bëjnë si të duan, zerot prapa shumës në xhepat e Dukës kanë shumë rëndësi.
Vendosini nje logo te madhe me Dron ;p
Sa ngjyra ka flamuri.Duket jane bere bardhe kuqe zi.
ska ndryshu fare, sja vlen ta blejsh
Kjo fanellē që kemi sot është versioni fillestar i Adidasit. Federata jonë është mesuar te mos i kushtoje rëndesi fanellave sepse ajo perbehet nga njerëz injorante.
Shqiponja në fanellë është shumë e vogël brënda një rrethi mikroskopik dhe që me teper ngjan me një vrimë te zezë sesa me shqiponje. Shkronjat brënda rrethit janë me te medhaja ndërkohë që dominimi duhet te jete i shqiponjës dhe jo ç shkruhet brenda rrethit. Gjithashtu tek menget e fanelles ka pjese te bardha te shemtuara si leter higjenike.
Brenda rrethit ku egziston shqiponja nuk ka nevojë te ketë ngjyre te kuqe pasi shqiponja e zezë atje humbet. Qellimi është te duket shqiponja ashtu siç bëjnë dhe shtete te tjere te cilët përdorin shqiponja ne fanellë.
Nga te gjitha fanellat e shteteve te tjere që përdorin shqiponja si emblemë, vetem ajo e kombetares shqiptare nuk dallohet! Pse? Spese injorantet e federatës sonë nuk venë njerëz te rinj me horizont dhe te lirë për te dizenjuar një fanellë dinjitoze.
Une personalisht do ta doja ta kisha një fanellë te kombetares por jo këto që janë versionet me të shemtuara te Adidasit.
Duhet te mblidhet një grup te rinjsh studentë te dizenjojne fanellen tonë dhe jo vetëm te kombētares se futbollit por për te gjitha uniformat e kombetareve tona për të gjithë llojet e sporteve që përfaqësohemi dhe materjali ti dergohet Adidasit ashtu siç bëjnë kombetaret e tjera që investojne ne frymën e dizenjimit perfekt. Ka erdhur koha të veshim jo çtë na japin te tjeret!
Shikojeni vetë sa i shpifur dizenjimi i shqiponjes që nuk duket, ndërkohë që ajo do të duhej te ishte potente!
https://encrypted-tbn0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRSKZvvDGCcAyEwdgF5VsXr7WpK48jSGFUbEd5rE1hA_nAEmi_q
besoj qe fanellen duet ta bejm me marken adidas ose nike