Tramezani: Po vëzhgoj Berishën, mund t’i shërbejë kombëtares

1 Dhjetor 2015, 14:36Sport TEMA

Paolo Tramezani, ndihmësi i De Biazit në kombëtare, ka qenë i pranishëm në tribunën VIP të “Selman Stermasit”, ku ka përcjellë “live” ndeshjen Tirana-Skënderbeu 1-2. Në mungesë të një vendi të dedikuar për të, Tramezani është ulur në stolin e planifikuar për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Fatmirësisht, ky i fundit ndodhet jashtë shtetit, kështu që ndihmësi i De Biazit e ka parë pa problem kryesfidën e javës së 13-të të Superiores.

Natyrisht, në fokusin e tij kanë qenë lojtarë të skuadrës kampione, që janë pjesë e kombëtares, si Orges Shehi dhe Sabien Lilaj, mirëpo, Tramezani ka zbuluar edhe një detaj tjetër për “Procesi Sportiv”. Ai ka thënë se po vëzhgon edhe Bernard Berishën, anësorin kosovar të Skënderbeut, i cili ka luajtur tashmë dy ndeshje me Kosovën. “Berisha është një lojtar mjaft i mirë. Shpejtësia, veprimet teknike dhe cilësite që ka ky lojtar mund t’i shërbejnë kombëtares në të ardhmen.Unë e njoh mjaft mirë, pasi e ndjek nga afër prej kohësh lojtarin e Skënderbeut,” – ka thënë ndihmësi i De Biazit.

Vetë futbollisti pejan është shprehur i lumtur për interesimin, por ka shtuar se tashmë ka zgjedhur kombëtaren e Kosovës, ndaj do që të jetë në rregull. Ai ka shtuar se nëse i duhet kombëtares shqiptare, do të jetë i gatshëm në çdo kohë, vetëm se tashmë duhet negociuar me Federatën Kosovare të Futbollit dhe trajnerin Albert Bunjaki, sepse vendosin ata për të. /Telesport

10 komente në “Tramezani: Po vëzhgoj Berishën, mund t’i shërbejë kombëtares”

  1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Ne fillim ky Tramezani dhe De Biazi , duhet te kishin gjetur mundesine per te perdorur ne kombetare nje tjeter Berisha , Besart-in qe luan ne Australi. Eshte vertet nje sulmues I mire.

    Por edhe ky I Skenderbeut , lojtar teper impulsiv dhe I shpejte duket. Po le t’ja lene Kosoves me mire , le te kene edhe ata nje lojtar cilesor se ua mori Shqiperia te gjithe.

  2. Belul says:

    Berisha eshte per momentin lojtari me i talentuar qe kemi ne mesfushe. Lenia jashte kombetares eshte miopi e trainierit.

  3. Ani says:

    Te Shikoje dhe Besart Berishen. Nuhat golin me mire se cdokush ne kete kombetare.

  4. robi says:

    Besart berisha nuk thirret ne kombetare per shkak te largesise ku luan aktualisht.me kujtohet se e ka refuzuar nje here ftesen per kete problem.

    1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

      S’ka asgje qe s’behet nese ekziston deshira e mire.
      Nese vertet Besart Berisha do t’ju pelqente trajnereve aktuale dhe FSHF , mund te vinin ne levizje menaxhere , njohje qe kane…etj qe ti siguronin nje kontrate te pelqyeshme ne Europe. dhe keshtu do te ishte I vlefshem edhe per kombetaren.
      Besoj ke degjuar qe vete De Biazi u ka sugjeruar disa skuadrave italiane , lojtare te kombetares sone.
      Nuk besoj se Besart-i ka vendosur te mos levize kurre nga Australia , sepse ne pergjithesi nje futbollist sakrifikon per karrieren sigurisht nese behet fjale per dicka me te mire.

    2. Aleksander says:

      Pikerisht keshtu. Nuk mundet tani ti thuash Cikalleshit Balajt Gashit Salihit e Sadikut:-Rrini ju ne shtepi se ne France po marrim Besart Berishen qe kur ju kerkua te vinte nxori arsyen e largesise .Nuk mund te shkojne me shume se 5 sulmues nga 23 lojtare gjithsej(3 portiere ,7 mbrojtes e 8 mesfushore).

      1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

        A mund te me thuash cili nga keta qe permend eshte sulmues qe e nuhat golin dhe mund te behet vendimtar per fatin e ndeshjes?
        Shohim eleminatoret e fundit.
        Cili nga keta mund te quhet golashenues ?
        Gjithe golat e Shqiperise u shenuan nga lojtare te ndryshem , madje edhe mbrojtesa mesfushore etj.
        Nuk ka asgje te keqe , por qe Shqiperia te jete rezultativ ne sulm I duhet nje lojtar qe te nxjerre golin atehere kur I duhet.
        Kujtoj rastin e Roshit ne Danimarke . Ne beme vetem 1 sulm se aq fuqi kishim , dhe nese ne vend te Roshit do te ishte nje sulmues tipik goli , do te kishim fituar ne Danimarke.

        Me kete nuk po them qe Besart Berisha mund te jete lojtar vendimtar , por me aq sa e kam pare ka shanse. Gjithsesi sikur te ishte provuar per disa ndeshje s’do ishte keq.

      2. Euro-55 says:

        Salihi ka mbaruar pune me kombetaren!
        Ai eshte lojtar dembel dhe qylaxhi!
        Edhe tek Skenderbeu ka pak aktivitet!

  5. shqiptari says:

    Une nuk jam trajner futbolli dhe aftesite e papara te Berishes i kam pikasur qe kur luante me Besen dhe eshte per te ardhur keq qe per arsye qe pergjegjesit i dine nuk eshte thirrur me kohe ne kombetare.Eshte nje lojtar teper teknik qe i hap shume pune cdo mbrojtjeje sado e mire qofte.Nuk duhet humbur kohe.

  6. Ardiani kosove says:

    Berisha eshte shum me i mir se agolli .!! Agolli i ka bo 33 vj aj vet duhet mu largu me liru vendin tjerve. E jo me marr lojtar qe jan pa ekipe si ajeti gashi etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje