Reagon Benzema: Cështja Valbuena është një keqkuptim

2 Dhjetor 2015, 12:27Sport TEMA

Sipas Karim Benzema është gjithcka “një keqkuptim i madh”.  Kështu e ka përkufizuar cështjen Valbuena para prokurorëve gjatë ndalimit me akuzën e shantazhit ndaj futbollistit të Lionit. Ylli i Realit të Madridit përpiqet të sqarojë gjithcka nëpërmjet një interviste që është rregjistruar dhe do të transmetohet në TF1, ku me siguri do t’i kërkojë falje Valbuenas por vetëm për shprehjet përbuzëse në drejtim të tij që ka përdorru gjatë një telefonate me mikun që i kërkonte Benzema të bënte ndërmjertësin duke i kërkuar Valbuenas para që të mos shpërndahej në internet një video e tij me drita të kuqe.

Skandali ka përfshirë edhe fushën politike, të Martën kryeministri francez Valls deklaroi se lojtarët duhet të jenë shëmbullorë, përndryshe nuk mund të përfaqësojnë vendin, duke u shprehur kështu kundër grumbullimit të Benzema me kombëtaren, ndërsa ky qëndrim është kundërshtuar këtë të Mërkurë nga kryetari i opozitës, Sarkozy që duke shfrytëzuar dhe momentin e fushatës elektorale deklaroi , “Valls flet për gjëra që nuk i di, pastaj ai nuk është trajneri i kombëtares.” Të Dielën është raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku pritet triumfi i Front  National, që nëpërmjet një prej eksponentëve të tij më të spikatur Menard deklaroi sentencën: “Benzema, kurrë më në Kombëtaren”.

Sulmuesi i Realit për këto arsye ka vendosur të tregojë versionin e tij, edhe për të kundërshtuar atë të Valbuena që në ditët e kaluara e akuzoi nëpërmjet një intervistë se e kishte shtyrë që të paguante.  Avokati i Benzema shpjegon se në intervistën e tij sulmuesi i Los Blancos do të kërkojë falje për tonin që ka përdorur në drejtim të Valbuenas në bisedën me mikun që i kërkonte të bënte ndërmjetësin, por duke konfirmuar se ky është një keqkuptim i madh pasi Benzema nuk ka menduar kurrë që ta shtynte Valbuenan për të paguar gjobën që i ishte vënë./ SS

2 komente në “Reagon Benzema: Cështja Valbuena është një keqkuptim”

  1. totila direktan prenos says:

    QERIM BENZINA ?
    Pse lodhemi kot ne .Shikoje ne SURRAT se cfare mu..i eshte dhe vendosi cmim in.
    Jam dakord ne kete pike me”ENGLANDIN” i cili me te drejte predikon kur thote se:
    -“Cfare pret ti nga futbollistet ,qe te jene engjej dhe te edukuar “.
    Jo ,por ky i kalon te gjitha parashikimet .

  2. Totila Gomori says:

    Mooooooooooos, prape doli ky idioti Totila? Po ik or hajvan se le nam. Ik ore idiot se jane alarmuar aq shume njerezit e familjes tate sa kishin kontaktuar Mero Bazen dhe I kishin thene: Aman mbylle ate faqen sportive ne gazete sepse na ngeli Budallai duke shkrujt gjithe diten per Messin dhe per Realin e Madridit. Ha ha ha ha ha ha ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje