De Biasi humbet vetëm për pak balotazhin me Conten

2 Dhjetor 2015, 15:43Sport TEMA

Gianni De Biasi nuk ka mundur të kalojë vetëm për pak vota në treshen finaliste për çmimin “Trajneri i Vitit”, të prestigjiozes “Gazzeta Dello Sport”, duke humbur vetëm për pak vota balotazhin me Antonio Conten.

E përditëshmja sportive më e madhe në Itali njoftoi nisjen e fazës së dytë për “Gazza Awards” ku për çdo kategori kalohet nga 10 kandidaturat fillestare në tre finalistët që mbeten në garë për vlerësimet e sportistëve të vitit. Për kategorinë që intereson më tepër atë të “Trajnerit të Vitit”, kanë kaluar në finale trajneri i Napolit, Maurizo Sarri me 17% të votave, tekniku i Dinamo Sassari në volejboll Meo Saccheti me 16% dhe Antonio Conte me 15%.

Vlen për t’u përmendur se trajneri i Kombëtares Italiane e ka fituar vetëm për pak vota garën jashtëzakonisht të ekuilibruar me strategun e kuqezinjve pasi nëse analizon tabelën e rezultatit pak para mbylljes së votimit vihet re se De Biasi ka të njëjtën përqindje preferencash, 15% me Conten dhe ish trajneri i Juventusit ka kaluar në finale për një numër të vogël votash që nuk ka mundur të ndryshojë përqindjen. Nuk ka munguar në lidhje me këtë çmim edhe një koment nga De Biasi që në profilin e tij në “Facebook” ku ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar duke konfirmuar se është një mëkat që ka mbetur jashtë finales vetëm për pak vota. Gjithsesi De Biasi shpreh kënaqësinë e tij që është përfshirë në këtë listë prestigjioze duke përsëritur se ajo që që ka arritur me Kombëtaren Shqiptare mbetet dicka e jashtëzakonshme.

3 komente në “De Biasi humbet vetëm për pak balotazhin me Conten”

  1. So-Krati says:

    Kur problemi ishte per pak vota pse nuk u konsultove me Lul Bashen dhe me garanci do fitoje edhe kete trofe.

    1. nacionalisti says:

      hahahahahahahh

      i papare

      hahahahaha

  2. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    E ku marrin vesh italianet nga vlerat e trajnereve.
    Vleresojne Conte-n dhe lene jashte De Biazin !!!

    Mos u merzit Gani.
    Ti ke edhe pashaporte shqiptare.
    Hajde bej edhe nje votim ketu ne Shqiperi , dhe te jesh I sigurt qe do marresh vota me shume se numri I votuesve.
    Vetem hiq dore nga ato miliona euro qe kerkon nga FSHF , se ne para nuk kemi , vota kemi sa te duash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje