Në orët e fundit përpara derbit, Partizani bën një zgjedhje të pazakontë. Dy lojtarët me gradat më të larta në skuadër përpara mediave, me klubin që argumenton edhe vendosjen e heshtjes për shtyp, për të menduar vetëm për derbin e së hënës me Tiranën.
“Klubi ka menduar të nxjerrë përpara mediave kapitenin dhe zv.kapitenin, e menjëherë që sot e gjithë skuadra do të jetë e fokusuar vetëm te derbi”, thuhet në deklaratë
Ai që mendoi ta nxehë supersfidën e kryeqytetit është portieri Alban Hoxha.
Kapiteni i të kuqve thekson se në derbi nuk ka favoritë, megjithatë Partizani ia ka marrë dorën Tiranës:
“Derbi ka specifike tjetër dhe nuk ka të favorizuar. Edhe kur kemi luajtur më parë, derbi ka pasur vështirësinë e vet. Edhe kësaj here nuk mendoj se do të ndikojnë pikët në renditje. I’a kemi marrë dorën dhe nuk kemi pasur ndonjëherë frikë nga Tirana. Ne duam ta fitojmë me patjetër këtë ndeshje: objektivat tona dihen dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë.”
Për ndeshjen në Selman Starmasi “gardiani” shprehet i keqardhur që prej kapacitetit të stadiumit do të penalizohen mijëra tifozë, por pranoi se kushtet e fushës në Qemal Stafa lënë shumë për të dëshiruar. Hoxha e ka edhe një përgjigje për ngacmimet në distancë nga Skënderbeut, me korçarët që besojnë se do ta rrimarin kreun:
“Ne nuk mund t’ia ndalojmë fjalët Skënderbeut. Megjithatë kjo tregon se jemi në rrugën e duhur. Në përballjen direkte me korçarët i mundëm. Nuk e di kë duhet të mundim sërish që të besojnë te ne. I kemi mundur të gjithë kundërshtarët direkt.”
Optimist është edhe zv.kapiteni Idriz Batha, sipas të cilit te Partizani as që nuk e mendojnë humbjen në derbi:
“Partizani është më lart në çdo aspekt se Tirana. Të them të drejtën humbjen është hera e parë që po e mendoj tani që më bëtë pyetjen dhe duhet ta mendoj për t’ju dhënë një përgjigje. Megjithatë unë i qëndroj idesë se ne do të fitojmë me patjetër.”/ SS
O gazetari made in shpella kristal, IA eshte trajte e shkurter dhe shkruhet pa apostrof!!!!!!!!!!!!!!! Late nam o te uruar, po hapeni dhe njehere librin e gjuhes shqipe te klases se 5!
Ahahhahhaah e paskan korrigjuar se e pashe dhe une qepari ?
Beni qejf! Keshtu sic e kane katandisur Tiranen, jo vetem e keni te sigurte fitoren, por do kete dhe goleade!
Bravo i qofte Partizanit. Cuna me shpirt.
Se kuptoj pse duhet bere ndeshja tek Selman Stermasi. Ky eshte derbi I Tiranes dhe meriton mijera tifoze. Selman Stermasi eshte stadium per mbledhje lagjesh