VIDEO/ Gallatë në FIFA, zëvendësin e Blatter e zë gjumi

4 Dhjetor 2015, 15:43Sport TEMA

FIFA nuk po kalon një moment më të mirë. Pas skandaleve të korrupsionit që tronditën Sepp Blatter dhe drejtuesit e tij, dhe arrestimeve të presidentëve të Konfederatës së Amerikës Veriore dhe Konfederatës së Amerikës së Jugut, duket e vështirë që edhe drejtuesit provizorë të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve.

Issa Hayatou, që zëvendësoi zviceranin duke u emëruar president në detyrë i FIFA-s deri në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 26 Shkurtit në Zyrih, ka dremitur në konferencë për shtyp.

Gjithçka në një dalje për mediat e organizuar nga vetë ish-atleti kamerunas dhe drejtuesi sportiv. Ndoshta prej lodhjes nga angazhimet e shumta. Imazhet që tregojnë sesi 69-vjeçarin e zë gjumi kanë bërë xhiron e botës.

E gjithë kjo ndodhi në orët kur arrestimet e funskionarëve të lartë të FIFA-s me akuzën e korrupsionit kanë vazhduar. Një çështje që do ti mbante të gjithë pa gjumë, por duket jo Issa Hayatou.

Kjo ishte dalja e parë e Hayatou për mediat si president në detyrë i FIFA-s. Në momentet kur nuk ishte përgjumësh dhe mbajti fjalimin në foltore, kamerunasi, i cili në vitin 2002 konkurroi kundër Blatter duke e humbur garën, u shpreh se konfederata botërore e futbollit duhet të ndërmarrë një sërë reformash për të rikthyer besueshmërinë./SS

2 komente në “VIDEO/ Gallatë në FIFA, zëvendësin e Blatter e zë gjumi”

  1. Elton says:

    Haha gjyshi tfgs. “Grek i lashte “.

  2. Alketi says:

    Mos e turpero daku afrikanin !e ka per nder Te jete afrikan Sesa grek!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje