7 vjet më parë: Kur De Biasi shkarkohej dhe cilësohej si një trajner i dështuar

7 Dhjetor 2015, 13:34Sport TEMA
7 vjet më parë: Kur De Biasi shkarkohej dhe cilësohej si një

Ishte 7 dhjetori i 2008, Torino i drejtuar nga De Biasi humbiste 4 me 1 në shtëpinë e tij përballë Fiorentinës.

Një humbje e rëndë që i dha fund edhe pankinës së De Biasit në stolin torinez.

Presidenti Cairo pushoi për herë të tretë në dy vjet De Biasi, kësaj radhe përfundimisht,

Trajneri i ri u bë Valter Novelino, që nuk shmangu dot rënien nga kategoria.

Por që prej asaj dite kanë ndryshuar shumë gjëra për De Biasin.

Nëse si sot 7 vjet më parë ai konsiderohej si trajner idështuar, sot ai është ndër trajnerët italianë më në zë pasi ka kryer një mrekulli sportive duke kualifikuar për herë të parë Shqipërinë në një kampionat europian.

4 komente në “7 vjet më parë: Kur De Biasi shkarkohej dhe cilësohej si një trajner i dështuar”

  1. Eri says:

    “Torino i drejtuar nga De Biasi humbiste 4 me 4 ….perballe Fiorentines”
    Ju lutem beni korrigjim ne rezultatin e ndeshjes.

  2. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Nese vertet Shqiperia do te ishte kualifikuar ne Evropian me loje bindese dhe fitore te merituara Brenda fushes se lojes ashtu sic u kualifikuan disa skuadra te tjera te vogla si Islanda , Uellsi etj , atehere mund te thoshim se De Biazi ka bere nje mrekulli me Shqiperine.

    E vetmja gje positive qe mund te them per kete sezon eleminatoresh eshte qe Shqiperia mundet me shume veshtiresi edhe nga skuadrat e medha , kjo fale lojes super mbrojtese me “parkim autobuzi” te imponuar nga De Biazi.

    – Kush mund ta quaje trajner te madh , nje trajner I cili ne 2 ndeshje te njepasnjeshme si ajo me Portugaline dhe Serbine peson humbje identike ne kohe shtese ? De Biazi e dinte kete difekt edhe me pare , e cfare beri per ta zgjidhur ?

    -Mos harroni se ashtu sic erdhen situatat , kualifikimi I Shqiperise u vendos direkt edhe nga piket e gjykates se CAS-it. Nuk po them se nuk ishin te merituara , por nuk ishin pike te marra ne fushen e lojes , pra De Biazi nuk ka te beje fare me to. Nese ato pike nuk do ishin , Shqiperia do te renditej e 3-ta ne grup.

    – Te mos flasim pastaj per ndeshjen me Armenine se kemi folur shume here.

    Mendoj se De Biazi eshte trajner me se normal.
    A mundet dikush te jape argumenta qe ashtu sic erdhen situatat , edhe nje trajner tjeter nuk do ta kishte kualifikuar Shqiperine ?

  3. Elton says:

    Me fjale kafenesh merreni ter diten. Jo e bleu Jo e shiti Armenia.
    Fakt :greqia iku ne pistostonilo
    Fakt :Serbia u rradhit e 4 ta.
    Fakt:serb e grek shifeni Europianin nga TV dhe plasni nga marrazi

    1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

      Po mire more Elton , po ti gjithe diten vetem me greket e serbet merresh ? Dhe cdo cechtje e trajton o serbe o greke ?

      A ke te thuash ndonje argument per De Biazin meqe kjo eshte tema ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje