Si pjesë e javës së veçantë, kur do të hidhet shorti i grupeve të fazës finale të ‘Euro 2016”, kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ishte mysafir në “RMC”, të hënën. Mbrojtësi i FC Nantes ka shprehur dëshirën e tij për të shmangur Spanjën në “Francë 2016”, me të cilën do të ballafaqohet dy herë në fushatën kualifikuese të “Botërorit 2018”.
Lorik Cana, me cilat ekipe ju do të donit të përballeshit në “Euro 2016”?
Në një fazë finale të Europianit nuk ka domosdoshmërisht grupe të lehta. Kjo është e pamundur. Megjithatë, ka ekipe që unë do të doja t’i shmangia. Spanja, përshembull. Ky është një ekip që mund të na vërë në telashe të mëdha. Unë do të doja të luaja ndaj Anglisë, Gjermanisë, Italisë.
Shqipëria është një komb që po ecën përpara dhe do të dojë ta tregojë këtë edhe në “Euro 2016”….
Kemi përjetuar diçka të jashtëzakonshme në kualifikueset e fundit. Për herë të parë e kemi dërguar vendin tonë në një kompeticion të madh në futboll. Shqipëria do të vijë me shumë mbështetës në finalet e Europianit. Ne do të festojmë. E dimë se sa janë forcat tona, ndaj ju siguroj se do të dimë t’i vëmë ekipet në vështirësi.
Shqipëria, e cila do të jetë në vazon e fundit gjatë shortit të 12 dhjetorit në Paris, është e dënuar të jetë në një grup me ekipe të mëdha. Mungesa e përvojës së kompeticione të mëdha, nuk do të jetë një problem?
Nuk do të jetë aq shumë. Ne e kemi përmbushur objektivin tonë me kualifikimin në Europian, këtu do të bëjmë çfarë kemi mundësi. Natyrisht, kemi përgjegjësinë për ta përfaqësuar sa më mirë vendin tonë. Kualifikimi në “Euro 2016”, e përsëris, ishte një fitore e madhe. Tani njerëzit janë mësuar të na shohim duke fituar dhe duke qenë konkurrues. Lojtarët tanë kanë eksperiencë ndërkombëtare, sepse kanë filluar të bredhin kudo, në Champions, Ligën e Europës, në kampionatet më të mira. Ne mund të bëjmë diçka të prekshme dhe të qëndrueshme.
Ju nuk keni frikë nga francezët?
Unë dua që Franca, si vendi organizator i “Euro 2016”, të shkojë aq larg, sa të jetë e mundur. Nëse përballemi me të, nuk do të jemi të panjohur për njëri-tjetrin, sepse kemi barazuar dhe fituar jo shumë larg (qesh)…/Telesport
Me mire qe nuk merr pjese Serbia ne euro se edhe ate do deshironit ta shmangnit me te vetmin perjashtim nqs keni pregatitur ndonje lecke tjeter
fotaq te na rruash trapin
https://www.youtube.com/watch?v=lV9jk-Kn00Q
Lajm I ores se fundit :
Sipas nje lajmi te rezervuar nga burime te brendshme te UEFA-s , mesohet se eshte vendosur qe Shqiperia do te dale patjeter ne 4-shen me te mire te evropianit.
Urime !!!
fotaq qfar po lyp ne portalet shqiptare ???
Jemi me se te kenaqur me pjesemarrjen ne Europian dhe ne se ja dalim qe te fitojme NJE ndeshje ne grup ky do te ishte sukses .
Mendoj se me te veshtire do ta kishim me ekipet e “DORES se DYTE ” ,sepse dora e pare jane ITALI,SPANJE ,GJERMANI ,FRANCE ,PORTUGALI .
Edhe UELLSI qe ka mbi 60 vjete qe lojtaret e tij luajne ne Premier League ,doli per here te pare ne nje Europian .
Turp eshte qe te kthehemi ne kosh .
De Biazi me mire te luaje KATENACION KLASIKE ,se sa sulmin qe ne e kemi pertoke ,ndoshta me te dobtin NGA te gjithe vendet pjesemarrese te ketij Europiani .
Padyshim qe Gjermanine do ta kemi ne Grup sic i jemi bere “RRODHJE ” thuajse ne te gjithe eleminatoret e Boteroreve dhe Europianeve qysh prej 1967 e ketej .
Deri atehere kemi kohe qe te shohim enderra me Sy hapur !