Luis Suarez: Messi i pari, Neymar i dyti

8 Dhjetor 2015, 16:35Sport TEMA

Messi, Neymar dhe Suarez cilësohen treshja sulmuese më e fort në futbollin botëror. Sulmi eksploziv i Barcelonës ka realizuar plot 126 gola deri në këtë pjesë të 2015-ës. Afro 80 për qind e 161 rrjetave të realizuara nga katalanët në këtë vit kalendarik.

Luis Suarez flet për marrëdhënien e treshes më të frikshme për mbrojtjet, duke theksuar se “marrëdhënia është e shkëlqyer, brenda dhe jashtë fushës”.

Sulmuesi nga Uruguaji konfirmoi edhe hirearkinë në radhët e sulmit blaugrana, duke bërë ndoshta pa dashje edhe një klasifikim përsa i takon garës për Topin e Artë, ku dy shokët e tij të repartit konkurrojnë ndaj Cristiano Ronaldos.

“Messi është më i miri, ndërsa Neymar numri 2. E kemi të qartë që Leo është mbi të gjithë lojtarët. Jam i lumtur që luaj përkrah tyre. Për mua është një privilegj”, tha Suarez, duke saktësuar se treshja sulmuese funksionon në fushë vijnë prej marrëdhënies së shkëlqyer, ku askush nuk pretendon se është superior ndaj shokëve të repartit.

Suarez foli edhe për rikthimin e afërt në Kombëtaren e Uruguajit, pas pezullimit me 9 ndeshje të marrë në Kupën e Botës Brazil 2014, për kafshimin e Georgio Chiellinit.

28-vjeçari u shpreh se rikthimi në përfaqësuese është një lehtësim, ndërsa vlerësoi ecurinë e skuadrës që në kualifikueset e Botërorit 2018 ka grumbulluar 9 nga 12 pikët e mundshme. Suarez do të luajë me Uruguajin gjatë muajit Mars, kur skuadra e tij luan në fushën e Brazilit, në raundin e pestë në Grupit Amerikano-Jugor.

4 komente në “Luis Suarez: Messi i pari, Neymar i dyti”

  1. totila direktan prenos says:

    Eh more Suarez ,po ti nuk po shikon nje gje tjeter se RonaldA sot shenoi 4 golla kunder ekipit te KREVATIT ,MALMOES .
    RonaldA qe nuk shenoi asnje gol ne ndeshjet ne grupe te Ch-Leagues ne te 2 ndeshjet kunder P.S.G-se te cilat u mbyllen me 1 gol te vockel ne te 2 takimet.Nuk shenoi kjo trazovace as ne humbjen 04 me BARCEN ne BERNABEU , as ne humbjen me SEVILJEN ne La-Liga ,por ironikja eshte se shenoi plot 11 gola ne 6 ndeshje me 2 ekipe :
    Shakatarin dhe MJELMEN ,MALMOE .
    Kjo shifra prej 126 golash do te pasurohet akoma sepse BARCA do luaje perseri ne fund jave ne La-Liga ,do te luaje neser kunder B.Leverkursenit ,do te luaje 2 ndeshje per BOTERORIN e KLUBEVE si dhe nje ndeshje per La-Ligen ne daten 30 dhjetor .
    MESSI e ka bere te tijen TOPIN e PESTE te ARTE ,kurse ne radhe per 2016 eshte NEYMARI per te cilin do te punoje fort MESSI qe t’ia ktheje NDERIN me NDER RONALDINJOS .
    KUPEN e MBRETIT e mer perseri BARCA ne 2016 sepse RRALI eshte i suspenduar .
    Kurse per LA-LIGEN si REALI si BARCA te gjitha ndeshjet e Xhirove te kthimit do ti luajne si NIKOQIRE ,derisa BARCA bukur mire eshte e avantazhuar se qendron 4 pike me shume se REALI .
    Megjithate eshte shpejt per te folur per La-Ligen ,sepse 4 pike nuk jane asgje ,nga ku mund te rikuperohen nga REALI kurse ne fund BARCA del KAMPEON me pike te barabarta dhe e fiton LA-LIGEN fale 4 golave TURPERUES qe ja shenoi RRALIT ne daten 21 Nentor .
    Per Ch-Leaguen eshte shpejt te flasim ,sido qe edhe ketu shancet jane te barabarta .
    Perndryshe mbas ketij komenti pres sulmet endemike dhe epidemike nga kundershtaret e mi ,te cilat nuk do te mungojne ,por me gjase nuk kam ndermend qe tu pergjigjem .

  2. Totila Gomori says:

    Or budalla, prape dole ti? Ik or idiot dhe merru me njerezit e shtepise dhe jo me Ronaldo dhe Messi. Ik ore idiot mos u merr me budalliqe gjithe diten. Qeke kokrra e idiotit.

  3. akrepi says:

    o totila
    kurre si kam kuptu tipat si pune ktij qe shan ketu
    por nga ana psikologjike e kuptoj qe do jete ndonje der pijaneci e dallavdrexhiuu qe ia ben gruja tete me dy dhe inferioritetin e zbraz duke share forumistet
    nuk komenton artikullin por merret me komentuesit
    falja totila se do i ket zene truni lesh
    gjera qe ndodhin shpesh te shqiptaret

  4. totila direkt prenost ,i verteti . says:

    “Akrepi ” ,Te Falenderoj !
    E kam falur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje