Tani mund ta thërrasim “Mister Champions”. Nga 9 dhjetori i 2015-ës, Iker Casillas është lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube: 158, një më shumë se Xavi. Megjithatë, portieri i Portos nuk e ka festuar këtë arritje me shampanjë pasi skuadra e tij është mundur 2-0 në shtëpinë e Chelsea, duke u eliminuar nga turneu dhe duke përfunduar në Europa League.
Fakti interesant i kësaj historie është se Casillas ka regjistruar rekordin e radhës kundër armikut të tij më të madh në botën e futbollit: Jose Mourinho. Pjesa e dytë e sezonit 2012/13 ka qenë shumë problematike për portierin spanjoll, kampion bote në 2010-ën. Deri në atë moment ai ishte simboli i klubit. Por Mourinho e ka vënë në diskutim rolin e tij si lider, duke demoralizuar një lojtar, i cili ka siguruar një vend në formacionin titullar me “Los Blancos” në 1999-ën, kur ka qenë vetëm 18 vjeç.
Casillas është nja nga monumentet e futbollit spanjoll. Me 165 ndeshje, mban rekordin me kombëtaren spanjolle. Ka fituar 5 kampionate, 2 Kupa të Mbretit, 4 Superkupa të Spanjës, 3 Champions, 2 Superkupa të Europës, një Kupë Interkontinentale dhe një Botëror për klube, ndërsa me Spanjën, përveç Botërorit në 2010-ën, ka fituar edhe dy Europiane në 2008-ën dhe 2012-ën. Në 2008, 2009, 2010, 2011 dhe 2012 është shpallur portieri më i mirë në botë./ Telesport
Natyrisht qe KASIJASI ,ky BURRE i MADH dhe i VERTETE ,eshte nje nga EMBLEMAT e SPANJES .
MURINJO Rrugaci ja doli qe ta perkul dhe thyeje Psikologjikisht ( ne CV e tij Murinjo e ka te mbrojtur Psikollogjine ) ,dhe qysh ate bote KASIJASI nuk e gjeti me vehten e tij .
Te maresh 21 Trofe Ekipore qe njiherit jane dhe PERSONALE eshte e jashtezakoneshme per nje lojtar .
Per mua SPANJA ngelet ekipi me Spektakolar ne Futbollin Modern ,sepse si asnje Kombetare tjeter ne bote ja doli qe te Merte radhazi 2 Kampionate Eurpiane dhe nje Kupe Bote ne mes te tyre .
Pa dashur qe ti heq vehtes time modestine ,kush tjeter POS BARCELONES ja injektoi kete FILOZOFI SPANJES ?
KASIJASI eshte i VETMI LOJTAR serioz dhe Burreror tek REALI qysh prej se ai u aktivizua per here te pare tek REALI ne 1998 ,duke i Mposhtur qe te gjithe te tjeret Triumfalisht si LOJTAR dhe si NJERI ,per 17 vjet ,pavarsisht emrave qe kane milituar tek REALI keto 18 vjet ,ku ASNJERI prej tyre nuk e ka MERITUAR qe tejte sikur AI .
Ne filmin Moneyball presidenti i klubit te baseball-it Oakland’s vendosi manager te skuadres Billy Beane,qe interpretohet nga Brad Pitt!ky i fundit me shume pune dhe djerse te harxhuar pas shume perpjekjesh arriti ta ngreje skuadren ne nivele shume te larta,puna e Brad nuk ishte aspak e thjeshte duke pare se sa shume dashurohet ne Amerike ky sport,dhe konkurenca midis skuadrave bente ndoshta te pamundur suksesin me ate fillim.Qe mos zgjatem me filmin per te ardhur tek momenti qe une vlersoj,eshte fakti se Brad ne perzgjedhjen e lojtareve nga ana e tij bazohet tek disiplinimi dhe konkurenca midis grupit,kush nga lojtaret qe nuk zbatojne kete disipline dhe rregull te vendosur nga stafi del i pavlefshem per skuadren,trajneri Brad fillon te skarcoje te padisiplinuarit,dhe sigurisht largon dhe lojtaret jo eficente dhe cilesore,deri ketu nuk eshte ndonje cudi e madhe pasi ne cdo fushe nese do te jesh i suksesshem pa disipline dhe rregull nuk shkohet asgjekundi.Kur vjen nje moment qe Brad diskuton me nje nga lojtaret qe ka dhene shume per skuadren nder vite,por dhe me i paguari,me vite eksperience mbi kurriz,por jo me me rendimentin qe i nevojitet ekipit,mosha ben te veten,biseda midis tyre arrin ne tone te larta pasi lojtari nuk eshte dakort me idete e trajnerit,kur ky i fundit nuk ishte dakort me rrogen shume te larte qe merrte lojtari,dhe ne nje
moment lojtari duke e ngritur zerin i thote se une jam filani,duke permendur emrin e vet por dhe eksperiencen dhe moshen,ndersa Brad i thote se klubi nuk te paguan ty se kush je,apo se kush ke qene,por te paguan per ate qe jep ne fushen e lojes,dhe sa i vlen skuadres…
Edhe Kasijas ka qene nje portier i madh,megjithese u be i tille ne nje moshe te vogel,por kur ne fushen e lojes je i vogel me moshe te madhe,atehere fillojne problemet,dhe per me teper nuk je ne nivelet qe ti pergjigjesh skuadres,pavaresisht faktit qe kush ke qene duhet te ulesh ne stol,dikush tjeter duhet te zevendesoje,Mourinjo u tregua shume i duruar me Kasijasin ma gafat e ketij te fundit,pastaj edhe Anceloti me pas beri te njejten gje e uli ne stol,jo se kishte ndonje gje personale me portierin,por nuk jepte dot ate qe pritej,derisa nje dite e bukur iku tek Porto qe prej gafave te tij Porto u eliminua nga Champions,sidomos ne ndeshjen kunder Dinamos Kievit ku Kasijas dukej si nje amator me gafat e tij.
E ke tjerrur holle leshin kir fijet ishon shume te trasha.’