UEFA cakton shpërblimet, ja sa milionë do të përfitojë FSHF

12 Dhjetor 2015, 09:53Sport TEMA

UEFA ka përcaktuar dje shpërblimet që do të marrin skuadrat pjesëmarrëse në Euro 2016.

Fituesja e këtij kompeticioni pritet të marrë plot 27 milionë euro.

Kjo shifër është 3 mln euro më e lartë se e Europianit të 2012 ku triumfoi Spanja.

301 milionë euro pritet të shpërndahen nga UEFA për gjithë skuadrat pjesëmarrëse.

Të gjitha skuadra, përfshirë Shqipëria, pritet të marrin 8 milionë euro për pjesëmarrjen në fazën e grupeve.

Në grup çdo fitore do të shpërblehet me 1 mln euro ndërsa barazimi me 500 mijë euro.

4 komente në “UEFA cakton shpërblimet, ja sa milionë do të përfitojë FSHF”

  1. Adrian says:

    Leku modh or ti shoq. Tani te shikoni kur Sala me kompani te fillojne te meren edhe me futbollin.

  2. naku says:

    Ta dinte kete ecuri Sala do e jepte me koncension.

  3. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Gjithe problemi eshte se nga ato 8 milione qe marrim , sa I kemi fitim.
    Se rruges kemi bere edhe ca “shpenzime te vogla” .
    Po s’ka problem , ne edhe rrugen Durres-Kukes e beme me miliona euro shpenzime korrupsioni , e jo me rrugen Tirane-Paris.

    Kam 1 pyetje : Po 1 humbje ne ndeshjet ne grup me sa shperblehet ?

  4. fredi guri says:

    kam nje pytje ku shkojne paret qe merr federata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje