Një bomber shqiptar po shkëlqen në Turqi

11 Dhjetor 2015, 15:53Sport TEMA

Me 9 gola të realizuar në 13 ndeshje Vedat Muriqi ka bërë për vete të gjithë Turqinë.

Sulmuesi shqiptar i cili po shkëlqen në këtë sezon me fanellën e Giresunspor në kategorinë e dytë të futbollit turk ka përfunduar në radarat e disa prej skuadrave më të mëdha të këtij vendi.

Sipas mediave turke 21-vjecari i cili ka një të shkuar në kategorinë Superiore me Teutën e Durrësit dhe Besën e Kavajës pëlqehet nga Galatasaray, Fenerbahce dhe Beshiktashi, tre klubet më të mëdha të futbollit turk.

Muriqi me një gjatësi prej 1 metër e 94 centimetrash konsiderohet si një sulmues tipik zone i aftë për të shënuar në cdo moment.

Këto janë disa nga arsyet pse Galatasaray, Fenerbahce dhe Beshiktashi kanë nisur të interesohen për talentin shqiptar.

21-vjecari i lindur në Prizren u transferua në Turqi në vitin 2014 te klubi i Superligës Eskisehirspor por këta të fundit e huazuan Muriqin vetëm pak kohë më pas te Giresunspor që në veren e këtij viti e bleu përfundimisht kartonin e futbollistit shqiptar.

Me Giresunspor, Muriqi ka një kontratë deri në vitin 2017 dhe drejtuesit e këtij klubi kurrësesi nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e tij, pasi falë golave të 21-vjecarit skuadra pozicionohet në vendin e dytë të klasfikimit në ligën e parë dhe ka shanse reale për tu bërë pjesë e Superligës turke sezonin e ardhshëm.

Mediat turke shkojnë edhe më tej teksa nënvizojnë se Muriqi po ndiqet më vëmendje edhe nga trajneri i përfaqësueses së Turqisë Fatih Terim, pasi lojtari përvec pasaportës shqiptare zotëron edhe atë turke, të cilën e ka marrë vetëm pak kohë më parë.

Vedat Muriqi ka luajtur tre ndeshje me kombëtaren e 21-vjecarëve të Shqipërisë duke shënuar dhe 1 gol ndërsa nuk është grumbulluar asnjëherë nga përfaqësuesja e madhe./ SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje