Të shtunën në orën 18:00 do të hidhet shorti për Euro 2016, që do të startojë më 10 Qershori në Francë. Kampionati Europian do të marrë formë në Paris. Një formulë e gjitha e re drejt finales së 10 Korrikut në Stade de France të kryeqytetit francez.
Në fakt, në këtë edicion është kaluar nga formula me 16 skuadra me 24 vende pjesëmarrëse, me fituesen e turneut që fiton të drejtën të marrë pjesë në Kupën e Konfederatave.
Shorti me 23 përfaqësueset e kualifikuara, të cilave u shtohet edhe Franca si vend organizator do të funksionojë me ndarjen në katër vazo, në bazë të koeficientit të UEFA-s. Prej aty do të formohen gjashtë grupet me nga 4 skuadra.
Franca pozicionohet automatikisht në grupin A, ndërsa pesë skuadrat e tjera që cilësohen koka serie janë Spanja kampione në fuqi, Gjermania kampione e botës, Anglia e vetmja që i fitoi të gjitha ndeshjet kualifikuese, Portugalia e Cristiano Ronaldos dhe Belgjika, kryesuese në renditjen e FIFA-s. Në short këto pesë skuadra do të shpërndahen nga grupi B deri në F.
Me të njëjtin mekanizëm do të përcaktohen edhe grupet e skuadrave që ndodhen në vazon e katërt, ku debutues të tjerë historikë përveç Shqipërisë janë edhe Uellsi, Irlanda e Veriut, Islanda dhe Sllovakia. Në këtë vazo janë edhe Turqia dhe Republika e Irlandës.
Më pas, gjatë shortit do të përcaktohen grupet e skuadrave të vazos së tretë, të cilat janë Republika Çeke, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria.
Të fundit që do të hidhen në short janë skuadrat e vazos së dytë, ku kundërshtari më i rrezikshëm është Italia, por rivalët e tjerë janë me peshë në kontinent: nisur nga Rusia dhe Zvicra, për të vijuar me Austrinë, Kroacinë dhe Ukrainën.
Megjithë rritjen e numrit të finalisteve në Europian, jashtë turneut janë emra si Holanda, Bosnja dhe Danimarka, e eliminuar nga kuqezinjtë e De Biasit.
Zgjerimi në Euro 2016 bën që përveç dy të parave në grupe të kualifikohen edhe katër të tretat më të mira. Kjo bën që kalimi i grupeve të duket më i arritshëm, me të gjitha skuadrat “big” që kanë shanse të mira të jenë në fazën e 1/8-ave të turneut./ SS
Po Bosnia c’hyn ne kto “big emrat”?
Edhe per Bosnjen do te ishte hera e pare ne europian!
Edhe per Hungarine eshte sikur te jet hera e pare,kishin me shume se 30 vjet qe nuk merrnin pjese ne Euro!
Edhe Austria e ka per here te pare (ne 2008 ishte ne euro sepse ishte vend organizator)
Per mendimin tim ne grupin e pare skuadrat me te forta jan Belgjika, Gjermania dhe Spanja,shpresoj mos te na bien ne grup.
Ne grupin e dyte jan Italia,Kroacia dhe Austria.
Ne grupin e trete do zoti na bie ne short Hungaria ose Rumania!
Me kto dy skuadra kemi shance te medha per te fituar.
Jam dakord per gjithçka perveç Rumanise…luan shume piset !
Mos beni kot euforike.
Qendroni me kembe ne toke.
Shqiperia eshte skuadra me e dobet qe merr pjese ne kompeticion , dhe nuk ka shume rendesi se me cilet bie ne grup , perseri me e dobeta ka per te qene. Per te vertetuar kete mjafton te shikoni piket por edhe golat e shenuar nga gjithe skuadrat e tjera psesemarrese.
Megjithate , teknika e lojes supermbrojtese qe ndjek De Biazi , nuk eshte cudi te na jape ndonje pike.
Por ai duhet te zgjidhe patjeter dicka : Shmangien e humbjeve pas minutes se 90 , qe eshte bere dicka rutine per Shqiperine.
O Liko po i bien po nje gozhde.atehere nqs
je kaq skeptik, atehere shko e beje ti trajnerin.duhet te dish nje gje:po te mos ishte de biazi ne kombetare do kishim akoma futbolliste si lala,skela ,duro etj.De biazi i vetmi trajner i kombetares qe ka provuar mbi 50 futbolliste te rinj,gje qe trajneret tjere nuk e bene.prandaj futi naj tas sallate ti ate bej.
Me shume kujdes kur permend emra si Duro , Lala , Skela.
Ata jane pjese e histories se futbollit shqiptar.
Atij Lales qe ti po e tall, kur la futbollin ne Gjermani , I kane bere nje feste sikur po linte futbollin Ronaldo. E ke pare apo jo ?
Grupi “Scorpions” I ka ngritur edhe nje kenge ( per ate dhe per Hanoverin ).
Te shikojme keta lojtaret e tanishem nese do ta kene kete fat.
Sa per sallaten , ate haje vete aty ne bathore ku ndodhesh.
Liko une nuk po tall asnje futboolist,por te kujtova ty:se nese do te ishte trajner tjeter ne vend te de biazit ne kombetare do kishim akoma keta lojtare.De biazi ka merite te vecante per faktin se:nuk e degjon mafian e FSHF,ai vendos vete.Dhe jo sic benin para ardhesit e tij,qe komandoheshin nga ky klan.
Liko nuk ndodhem ne bathore jo;por edhe nese jetoja aty per mua nuk do ishte problem.je vetmi qe gri sallate ne kete forum.
Nese nuk te pelqen sallata ime , thjesht injoroje.
Mos bej kunder-komente per ato qe them une.
Shume e thjeshte , apo jo ?