De Biazi flet nga Parisi: Respekt çdokujt, frikë askujt

11 Dhjetor 2015, 17:18Sport TEMA
De Biazi flet nga Parisi: Respekt çdokujt, frikë askujt

Po e pret me qetësi shortin e së shtunës për Kampionatin Evropian “Franca 2016”. Nuk e preferon asnjë kundërshtar, pasi të gjithë pjesëmarrësit i konsideron të fortë. Megjithëkëtë, nuk i frikësohet askujt. Objektivin e Shqipërisë në “Euro 2016” do ta kumtojë pas shortit. Por, premton se ekipi kuqezi në Francë do t’i përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Përzgjedhësi i kuqezinjve, Gianni De Biasi flet për “Zërin”

Gianni De Biasi po e pret me ethe shortin e Kampionatit Evropian, i cili do të hidhet të shtunën. Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, së cilës ia siguroi kualifikimin historik në këtë eveniment, thotë se nuk e ka problem, cilëndo skuadër që i bie në short. Ai nuk ka frikë nga ndonjë kundërshtar, por nuk sheh as kundërshtar të lehtë, të cilin do ta zgjidhte. Italiani premton se do ta bëjë më të mirën, që ta ndërtojë një skuadër kompakte në Evropian, për t’iu bërë ballë skuadrave kundërshtare.

“Nuk dua ta zgjedh asnjë skuadër që e preferoj në grup, e as që do të doja ta evitoja. I marrim skuadrat një nga një. Jemi në vazon e katërt dhe nuk kemi probleme. Duke e pasur parasysh se të gjithë janë të fortë, nuk kemi dëshirë ta evitojmë askënd”, u shpreh fillimisht De Biasi, në një bisedë për “Zërin”.

Hera e parë, e rëndësishme dhe emocionuese

Sigurisht, Lorik Cana me shokë nuk do të shkojnë në Francë me flamur të bardhë. Ish-trajneri i Udineses e konsideron këtë sfidë si mjaft emocionuese, por edhe sfiduese, për t’i treguar Evropës, por edhe botës, se shqiptarët dinë të luajnë futboll.

“Hera e parë, si gjithmonë, është mjaft e rëndësishme dhe emocionuese për të gjithë. Shkojmë të bindur, duke shpresuar që të kemi një short të mirë, dhe më pas, të shohim se çka të bëjmë”, vazhdoi italiani.

Pa e ditur se me kë do të luajë Shqipëria në Evropian, Gianni nuk flet për objektiva. “Sa u përket objektivave, do të flasim pasi t’i mësojmë kundërshtarët”, vijoi ai.

Në Francë, me ekip të njëjtë

Në Francë, Shqipëria kryesisht do të paraqitet me ekipin e njëjtë, me të cilin u paraqit në fazën eliminatore. Mirëpo, nuk përjashtohen edhe befasitë, në rast të ndonjë lëndimi apo rënieje të formës, së ndonjërit prej lojtarëve aktualë.

“Shpresoj të mos ketë befasi në ekipin tim të Evropianit. Nuk varet nga unë. Unë zgjedh në bazë të lojtarëve, se si janë, duke shpresuar që të mos ketë probleme me lëndime dhe gjëra të tilla”, nënvizoi De Biasi.

S’ka koment për Bernard Berishën

Bernard Berisha është njëri prej lojtarëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Skënderbeut dhe ditëve të fundit spekulohej se futbollisti pejan mund ta marrë një ftesë nga trajneri italian. “Zëri” e ka pyetur për këtë punë personin përgjegjës, i cili nuk dha një përgjigje të qartë, duke i lënë të hapura të gjitha mundësitë. “No comment për Bernard Berishën”, u shpreh De Biasi. Shqipëria e bëri një kampanjë impresionuese në eliminatore dhe futbollistët e Kombëtares kanë premtuar se do të mundohen ta bëjnë krenar dhe ta prezantojnë sa më mirë vendin e tyre në Francë.

10 komente në “De Biazi flet nga Parisi: Respekt çdokujt, frikë askujt”

  1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Gjermani
    Itali
    Ceki
    Shqiperi

    Shqiperia del e dyta ne grup.

  2. Operatori i basteve says:

    Me 3 ndeshje te trukuara, Duka dhe mafiozet e tjere rreth tij mund te fitojne me teper se 200 milione €. Pretendoni qe nuk do e shfrytezojne kte mundesi te arte per te bere miliona me teper? Jeni naive nese po.
    3 ndeshje, 3 trukime ( lart me gola, lart me korne e humbje te treja )

    1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

      Sic mendojne shumica e “specialisteve” ne kete forum , Shqiperia kurre nuk ka trukuar ndeshje , I fiton me merite.

  3. Babai biologjik i Elones says:

    Do perfaqsoj shqiptaret por JO tfgs

  4. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    Ta kishin skuadrat e medha angleze kete e dhiste dhe barcen

  5. Ardiani kosove says:

    Shqiperi-belgjike- suedi-austri

  6. Aleksander says:

    Vazo 1: Angli ,2 Itali,3 Hungari, 4 Shqiperi .Bejme surprizen me Angline 1-0 barazojme me Hungarine 0-0, ,mundemi 0-1 nga Italia . Italia 7 pike,Shqiperia 4,Anglia 2 ,Hungaria 2.

    1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

      A e ke informacion te sigurt kete ?
      Te pakten te veme ndonje bast !!??

      Anglia po humbi me Shqiperine , te shkoje te mbytet ne det pastaj.
      Po me Italine pse do te humbim ? Apo per te kenaqur De Biazin?
      Une them te fitojme edhe me Italine dhe te dalim te paret ne grup !!
      Madje edhe me Hungarine te fitojme , pse jo ? Me pike te plota pastaj ?

      Ja edhe plani :
      https://www.youtube.com/watch?v=Afpq0X9-30k

      1. Aleksander says:

        Liku,miku,kikiriku,mos u krruaj me gjethe fiku !-Nese do te te kthehem me ironi …pa problem !-Jam mesuar ti gdhend edhe maloket edhe katundaret si ti !-Po nuk me ngane ,nuk ngacmoj as une .

        1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

          Pse more me gjethe fiku je mbuluar ?
          Sa keq po me vjen.
          Me jep nje adrese te te dergoj ca rroba aty ne Bathore ku ndodhesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje