Shorti për grupet e Euro 2016 caktoi Shqipërinë në Grupin A bashkë me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.
Ndeshja e parë hapëse e Kampionatit Evropian do të jetë Francë-Rumani, e cila do të luhet më 10 qershor në “Stade de France” në orën 21:00.
Ndërsa ndeshja Shqipëri-Zvicër do të jetë ndeshja e tretë e Euro 2016. Takimi do të luhet më 11 qershor në orën 15:00 në Lens me një stadium me kapacitet 35 mijë spektatorë.
Ndeshja e dytë për Shqipërinë do të jetë ajo ndaj Francës, e cila do të luhet më 15 qershor në Marsejë në orën 21:00. Kurse Zvicra do të luajë me Rumaninë po në të njëjtën ditë në orën 18:00 në Paris.
Kurse ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria do ta ketë ndaj Rumanisë dhe do të luhet në Lion më 19 qershor në orën 21:00, ku në të njëjtën orë do të luhet dhe Francë-Zvicër.
Ndeshjet e Grupit A
10 qershor 21:00 Francë-Rumani “Stade de France” 80 000 vende
11 qershor 15:00 Shqipëri-Zvicër “S. Bollaert-Delelis” 35 000 vende
15 qershor 18:00 Rumani-Zvicër “Parc des Princes” 45 000 vende
15 qershor 21:00 Francë-Shqipëri “Stade Vélodrome” 67 000 vende
19 qershor 21:00 Rumani-Shqipëri “Stade de Lyon” 58 000 vende
19 qershor 21:00 Zvicër-Francë “Stade Pierre Mauroy” 50 100 vende
Shifeni mire. Dy here do ndeshemi me Zvicren?
Keto kompeticione qe Shqiperia duhet te tregoje karaktet dhe to perdor per te shkruajtur ABC tone te Futbollit.
e keni gabim po korigjojeni se po luan dy here me zvicren shqiperia ne grup hahaha
Minimumi biletes 300 euro kunder rumanise
Urojme qe te luajme si te barabarte dhe te mos leme shije te keqe dhe as te shesim ndeshje ,sepse nje shanc i dyte per Shqiperine qe te luaje perseri ne Evenimente te tilla do te jete shume vone i shtyre ne kohe ,ndoshta mbas10- 20 vjetesh ……
Shum shtrenjt hotelet qamet Marseja shum larg Lens
Lens nga ketu ku jam une eshte 1000 km larg .Lioni 400 dhe Marseja 350 3-4 ore me makine ose edhe me tren.Do te kete shume shqiptare por edhe shume rumune,ketej eshte plot .