Në analizën e oponentëve me të ciët do të përballet përfaqësuesja e tyre në grupin A të Kampionatit Europian “Francë 2016”, revista sportive me famë botërore, “France Football” është ndalur në vlerësimin maksimal të Kombëtares Kuqezi, si një kundërshtar aspak të panjohur për gjelat, të cilët u ndeshën dy herë gjatë eliminatoreve për në “Euro 2016”.
Në analizën e oponentëve me të ciët do të përballet përfaqësuesja e tyre në grupin A të Kampionatit Europian “Francë 2016”, revista sportive me famë botërore, “France Football” është ndalur në vlerësimin maksimal të Kombëtares Kuqezi, si një kundërshtar aspak të panjohur për gjelat, të cilët u ndeshën dy herë gjatë eliminatoreve për në “Euro 2016”.
“Data 13 qershor do të mbahet mend si dita kur francezët thyen dhëmbët në Shqipëri teksa u mundën me rezultatin 1-0. Giroud, Lacazette, Griezmann, Fekir, Ntep dhe Valbuena rezultuan të paaftë për të ndryshuar fatin e asaj ndeshje, sikurse nuk mundën as Serbia, Portugalia dhe Danimarka në grupin I, në të cilin Shqipëria u rendit e dyta me katërmbëdhjetë pikë”, citon revista franceze.
Kualifikimi i Shqipërisë erdhi në sajë kryesisht të papërshkueshmerisë së saj: vetëm pesë gola të pësuar në dhjetë ndeshje. Vendosja e katër mbrojtësve ishte një standart i pagabueshëm. Gjithmonë të përqendruar dhe në mënyrë të vazhdueshme zbatues të skemës, teksa vendosja e katërshes tjetër në rrjeshtin e dytë, kompenson dhe mbulon të gjitha hapësirat. Vështirë për të gjetur një krisje. E gjithë kjo nuk çudit, kur mëson se kanë një trajner italian. Po, që nga viti 2011, emri i trajnerit është zyrtar Gianni De Biasi”, përfundon “France Football”./ Telesport
Sikur te luhej me 85 minuta do fitonim edhe kupen por sec i kam frike ato 5 min e fundit.
taktika e sumes,i ben dylberet te ”pathyeshem”…….keshtu ”luftuan” turkun per 500vjt…………..
Ja ku duket gazeta profesioniste.
Menjehere e kuptoi qe Shqiperia ka si arme te forte TAKTIKEN.
Dhe ja taktika e plote :
1. France-Shqiperi : Ketu nuk kemi nevoje per ndonje taktike te madhe. Sic kane thene “specialistet” qe komentojne ketu , ne jemi e vetmja skuader qe I morem Frances 4 pike … ne ndeshje miqesore , po s’ka gje. Aq shume I kane fryre ketij fakti , sa tani nuk ka shqiptar qe nuk e beson se Francen e kemi “buke me djathe” per ne mengjes.
3 PIKE TE SIGURTA.
2. Shqiperi-Zvicer : Ketu do te luaje rol taktika patriotike. Gjysma e Zvicres eshte me futbolliste shqiptare. E keni pare filmin Nentori I dyte , kur shkuan te arrestonin Ismail Qemalin , ai beri nje fjalim patriotik dhe tere shqiptaret qe ishin ne ushtrine turke vajten pas Ismail Qemalit. Keshtu do te bejme edhe ne kete rast. Do te lirojme Ballist Morinen dhe do ti ngarkojme si detyre qe te realizoje komplotin brenda skuadres zviceriane. Nese kjo deshton , ballist Morina duhet te gjej nje menyre qe 3 piket ti marrim jashte fushe pa luajtur fare.
3 PIKE TE SIGURTA
3. Rumani-Shqiperi : Ketu do te perdorim “taktiken e shkelqyer” qe perdorem ne Armeni.
S’ka dyshim : 3 PIKE TE SIGURTA ME GOLEADE.
Perfundimi:
Shqiperia e para ne grup me pike te plota.
Nje fitore dy barazime
O gazetar a lexoni ca shkruani ju apo cdo gje eshte google translate?
MOS FLUTURONI ME BISHT PRASI !!!!!!.
QYSH DITEN E PARE DO TE SHIKONI ,QE KUQEZINJT JANE SKUADRA ME E DOBET E KETIJ KAMPIONATI .
Pika e forte e ekipit shpitar eshte sigurisht mbrojtja, po gjithashtu pika e dobet eshte mos koncentrimi i ekpit deri ne fund te ndeshjes qe solli si pasoje 2 gola ne minutat shtese me serbet, nje me portugezet e nje me danezet.
E KENI GABIM O FRANCEZ TE DJALLZUAR,NE NA KUALIFIKOI DUKA ME SHITESIT E TIJ BUSHI,JUPI,DEDJA,DHE LALA..!!!!
DHE JO TAKTIKA E PERKRYER E ITALIANVE…!!!