Trajneri i Zvicrës: Lorik Cana, i vetmi lojtar që ka vend në Përfaqësuesen tonë

14 Dhjetor 2015, 11:34Sport TEMA

A e keni menduar ndonjëherë Lorik Canën me fanellë të Përfaqësueses së Zvicrës?

Kjo gjë ka mundur të ndodhë vite më pare, kur zviceranët e kërkonin, por në fund gjakovari zgjodhi Kombëtaren shqiptare.

E tani trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkovic ka folur për shortin dhe në veçanti kapitenin Lorik Canën.

“Dy vëllezër do të luajnë përballë njëri-tjetrit, kjo është qesharake. Them sinqerisht që është edhe shumë emocionuese për ta”, shprehet fillimisht Petkovic, i cili thotë se lojtarët shqiptarë të Zvicrës do ta kenë mundësinë të bisedojnë me shokët e tyre në fushë.

“Kjo është një gjë e mirë që janë në një grup, ata do të bisedojnë në fushë mes vete”, vazhdon Petkovic, transmeton Telegrafi.

Në fund ai flet edhe për kapitenin Lorik Canën, për të cilin thotë se është lojtari i vetëm shqiptar që do të kishte vend në formacionin e sotëm të Zvicrës.

“Kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana ka luajtur për mua në Lazio dhe kjo është arsyeja që unë jam takuar shpesh me De Biasin”.

“Cana ishte i vetmi shqiptar që ka luajtur për mua në Lazio, por edhe është lojtari i vetëm i Shqipërisë që do të kishte një vend të rregullt në ekipin tim”, përfundoi Petkovic për ‘Blick’.

12 komente në “Trajneri i Zvicrës: Lorik Cana, i vetmi lojtar që ka vend në Përfaqësuesen tonë”

  1. Zig Zag Man says:

    Qen, bir qeni, babe qeni Loriku! I paafte po, ndeshjen Serbeve ja shiti po, intrigant Kosove po, etj etj

    1. mrbig says:

      Ik ore kelysh serbi.

    2. nacionalisti says:

      ti rruni bolet lorik canes

      te gjithe ju langaraqe ordinere, trima para nje monitori

      LORIK CANA ta bofte zoti drite, vetem per gjestin qe ke bo ne mes te 30 mije serbeve, kur u sule si luan per te mbrojt shokun

  2. lulja says:

    Po e tha serb petkovici…kshu duhet te jet.

  3. lsi says:

    Loriku eshte ikona e kombetares tone.

  4. totila direkt prenost ,i verteti . says:

    Lorik Cana eshte lojtari i vetem Shqiptar qe ka dhene shpirtin e tij per flamurin Kuq e Zi .
    Me gjeni nje te dyte ju lutem si Lorik Cana .
    Edhe i jati ,AGIMI ,Floriri i vogel ishte SHPUZE ,GUR GAC ne ate bote kur luante per S.K.PRISHTINEN ne vitet e ’80 -ta,te cilin e percillja cdo jave sa ne Radio po edhe ne RTP.
    Perndryshe Vladimir Petkocic ka thene nje te vertete .
    Dua tu bej me dije disa komentuesve qe ta lene menjane patriotizmin e tyre fallco .

    1. demokrat says:

      Te ka ngelur ora tek rtb, porta, qendra e mbrojtjes, krahu i djathe, sulmin Shqiperia e ka me cilesor se kombet e bashkuara te petkovicit. shiko ndeshjen me Sllovenine per te pare sa uj fut djathi zvicerian.

  5. albaniafirst says:

    Ai qe shan Lorikun nuk eshte shqiptar. Djem si Lorik Cana I bejne nder Shqiperise

  6. DEVOLL VARDARI - GOSTIVARI says:

    Cka na thotë shka Petkovici
    do Shqipninë me poshtnu
    do që vllaznit me i idhnu
    fort stërkamsa asht tuj vendu

  7. petrit drda says:

    lorik cana eshte nje shembull per cdo shqiptar. i uroj cdo te mir ne jet .na ka ber ye njihemi krenar vazhdimisht. veprimi ne beograd eshte kryevepra e ti

  8. Kosovari i revoltuar says:

    Petkovic eshte kroat

  9. Robert says:

    Kjo deklarat e trajnerit zvicerran eshte nje arsye shtese per tu motivuar me shume ne kete perballje! Sot as Loriku nuk do te kishte vend ne kombetaren zvicerrane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje