Partizani pranë huazimit të Rey Manaj?

13 Dhjetor 2015, 14:09Sport TEMA

Klubi i Partizanit kërkon të sjellë pranë skuadrës, gjatë dimrit, sulmuesin shqiptar të Interit, Rey Manaj në formë huazimi. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Italian, Gianluca Di Marzio.

Manaj është afruar këtë sezon tek Inter dhe Roberto Mancini e ka aktivizuar në disa ndeshje, në minutat e fundit. Ai u grumbullua edhe nga Gianni De Biasi në miqësoret ndaj Kosovës dhe Gjeorgjisë.

Sipas gazetarit Italian, ka shumë pak gjasë që Manaj të pranojë të luajë në Superligën shqiptare dhe kërkesa e Partizanit do të mbetet thjesht një dëshirë.

1 komente në “Partizani pranë huazimit të Rey Manaj?”

  1. Al says:

    Na plasi trapi prap skuader bythe ngelen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje