Formati i edicionit të 15 të të Kampionatit Europian përveçse u dha shansin 8 kombëtareve ekstra të prekin ëndrrën e Francës (nga 16 skuadra u shtuan në 24) do të ofrojë një tjetër shans për 24 ekipet pjesëmarrëse në fazën finale verën e ardhshme.
Kështu, dy ekipet e renditura të parat në 6 grupet e “Francë 2016” (12 në total) do të kualifikohen automatikisht në fazën me eliminim direkt të 1/8-ave.
Ndërkohë që 4 skuadrat e treta më të mira të secilit prej grupeve do t’u bashkohen 12 skuadrave të para për të plotësuar 16 skuadrat më të forta të turneut, të cilat do të përballen mes tyre me këtë sistem: Ndeshja e parë e fazës me eliminim direkt do të luhet të shtunën e 25 qershorit në orën 15:00 (në St. Etien).
Vendi i dytë i Grupit A kundër vendit të dytë të Grupit C. Fituesi i Grupit B do të luajë kundër të tretës më të mirë të Grupit A, C ose D e kështu me radhë siç shpjegohet në tabelën e mëposhtme. Katër çerekfinalet do të nisin prej 30 qershorit dhe do të përfundojnë më 3 korrik.
Dy gjysmëfinalet (67 korrik) do të kenë arenë impiantin e vjetër të Lionit “Stade de Gerland”, i cili pas rinkonstruksionit ka marrë emrin “Stade des Lumières” (Stadiumi i Dritave). Finalja e madhe do të zhvillohet më 10 korrik në “Stade de France” të Parisit në orën 21:00.
Na Tironsit dhe gjithe Shqipnia e Mesme kemi i thonie: I here ne 500 vjet fluturon i pate e pjekme. Ime, nuk themi shyqyr qi shkume ma s’fundi n’Paris me lujt, por dum me ngrit ene bishtin perpjet. Te lujm ato tre neshje, boll ma. Ene t’mlidhemi n’port mos me na fuf shume gola, ate thuj…
Ky daj ceni do jete gamor Peqini.
Ik o daje trapi se e para ti mik je tironc ae tironcit nuk thone ime dhe e dyta me siguri qe edhe ne ndeshjet ne grup me siguri ke thone ishalllah nuk na bojne shume gola serbi danezi apo portugezi. Gjonat kane ndryshuar dhe zvicra e rumania nuk jane me te forta se danimarka dhe serbia keshtu qe ekzistojne te gjitha mundesite qe te shkojme me larg se faza e grupeve. Besim dhe kurajo se shorti nuk eshte i keq
na kini ca karin ju tironcit e leshit.
Po lerne me kaqu kualifikuat e na gezuat boll, por trrim shtrent e tfolim drejt…, jeni per te ardhun keq ne France 2016!!!
Dy barazime nji fitore