De Biasi 'kërcënon' Francën: Mund ta pësoni si Brazili

15 Dhjetor 2015, 13:46Sport TEMA

Franca ra në një grup të lehtë. Blutë do të përballen me shqiptarët në Marsejë, më 15 qershor, në ndeshjen e dytë të “Euro 2016”. Ne kemi kërkuar trajnerin e Shqipërisë dhe kemi marrë përshtypjet e tij për këtë grup.

Në vendin e 38-të, aktualisht, në renditjen e FIFA-s, Shqipëria është menduar të jetë skuadra më e dobët në Grupin A, në të cilën ndodhet edhe Franca.

Megjithatë, kjo përfaqësuese modeste është nxitur shumë nga viti 2011, kur italiani Xhani De Biazi mori drejtimin e saj. Ajo, madje, i mundi “Blues” në një ndeshje miqësore (1-0), qershorin e këtij viti, disa muaj pas marrjes së barazimit në Rennes (1-1). E renditur e dyta në grupin e saj kualifikues, pas Portugalisë, por përpara Danimarkës, Shqipëria vjen në Francë të luajë për herë të parë në një Europian, por me ambicie.

Çfarë mendoni për Grupin A, në të cilin skuadra juaj ka rënë?

Është një grup i vështirë, Franca është shumë e fortë, Rumania dhe Zvicra janë skuadra më të mira se ne, por në një ndeshje futbolli, në një kompeticion të tillë çdo gjë është e mundur. Çdo ndeshje do të jetë një moment i veçantë. Donim shumë të luanim ndaj Francës në ndeshjen e hapjes së Europianit, por shorti na ka caktuar Zvicrën si kundërshtaren tonë të parë (11 qershor, në Lens) dhe ta sfidojmë kombëtaren pritëse në sfidën e dytë. Ne do të jemi të përgatitur, sepse janë vetëm tri ndeshje që do të vendosin të ardhmen tonë.

Pikërisht, duket se Franca është një skuadër e suksesshme. Por, ju e keni mundur në qershorin e këtij viti (1-0), pas një barazimi të arritur në nëntor 2014 (1-1) në Rennes…

Ne e mundëm Francën në qershor, në Elbasan, por kjo ishte një ndeshje miqësore dhe finalet e Europianit do të kenë kontekst të ndryshëm. Do të jetë një lojë shumë më e vështirë në fazën finale të Europianit. Ne nuk jemi favoritë, por shpresoj të arrijmë diçka të madhe. Do të përgatitemi sa më mirë, që të marrim maksimumin e aftësive tona. Shpresoj shumë të mos kemi lëndime. Franca është favorite jo vetëm në Grupin A, por edhe për ta fituar turneun. Në këtë skuadër ka lojtarë të cilësisë shumë të lartë, që luajnë në ligat kryesore europiane. Por, duke luajtur në shtëpi, kjo mund të jetë e rrezikshme, nëse nuk do të dijë si ta trajtojë presion. Ne e pamë me Brazilin, në Botërorin e fundit se çfarë i ndodhi…

Kjo është hera e parë që Shqipëria do të luajë në një Europian, a mendoni se keni një presion të caktuar?

Po, me të vërtetë jemi debutues në një kompeticion të tillë, por kemi një dëshirë të madhe për të bërë më të mirën. Duam të fitojmë përvojë, duke luajtur për herë të parë në një Europian. Asnjë presion nuk është mbi skuadrën time. Përkrahësit shqiptarë janë shumë të kënaqur me këtë kualifikim në “Euro 2016”, ata duan që kombëtarja e tyre të shkojë aq larg, sa të jetë e mundur. Çfarë është e sigurtë ka të bëjë me faktin se do të kemi mbështetjen e të gjithë Diasporës Shqiptare. Pra, ne do të bëjmë gjithçka për të arritur rezultate të mira.

Cili është qëllimi juaj në këtë Europian?

Do të jetë e vështirë, por ne duam të luajmë në fazat eliminuese. Për të arritur këtë do të ishte mirë të përfundojmë të parët, ose të dytët, në grupin tonë. Çdo ndeshje do të jetë e vështirë në fazën e grupeve. Na duhet shumë intensitet në çdo lojë.

Cilat janë cilësitë e kombëtares shqiptare?

Forca jonë është kohezioni. Grupi ynë është shumë i bashkuar. Ne kemi ndërtuar një mbrojtje solide dhe kjo na lejon që kur dalim në fazën ofensive t’i vëmë kundërshtarët në vështirësi. Djemtë janë krenarë për të përfaqësuar për herë të parë në vendin e tyre dhe duan të bëjnë më të mirën në Europian. /Shkruan “humanite.fr”/Telesport

10 komente në “De Biasi ‘kërcënon’ Francën: Mund ta pësoni si Brazili”

  1. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    De biazi eshte traineri me i madh ne bote momentalish

  2. Zvicer says:

    Ganiu eshte tranieri me i dobet ne Europe . Shqiperia eshte rmekipi me i dobet cdo ndeshje do te perfundoje me humbje te thelle .
    Atehere do ta njihni Ganiu . Me vjen keq per cunat qe jane shume te mire ,por fatkeqsisht i pengon Ganiu me tekniken e tij te dhjere. Me nje tranjer tjeter Shqiperia do te bente nje emer te mire .
    Koha do te flasi per katunaret injorant shqipetar ,qe nuk marrin vesh nga futbolli.

    1. Mosmirenjohes... says:

      Mos u bej, Mosmirenjohes…
      Gani Abazi eshte trajta me e perputhshme shqiptare e trajnerit te kombetares sone…ne natyre dhe karakter.

      Gjithnje ka qene I Duhuri, pa llogaritur piket qe ua ka vjedhur Edi rama, atij dhe lojtareve tone.
      Harmonija midis tyre, eshte Lojtari Nr 1 i ekipit tone.
      Arritja ne keto finale eshte suksesi me i madh i mundshem, le te themi.

      Por, pse jo, do te shkojne sa me te qete: nuk kane c’humbin!

      Ky eshte privilegj i madh.
      Francezet mund te jene humbesit me te medhenj, nese jumbasin, jo ne!

      Kam frike se do ta pesojne me Rumunet, dhe ne Shqiptaret do t’i ndihmojme, me ndeshjet tona.
      Do ta kaloja pa shume trishtim humbjen me Zvicren, por do deshiroja se paku nje pike me Rumunet,,,!

      Ndeshja me frengjt do rrjedh krejt rastesishem: edhe ne mund te favorizohemi prej rastit, por s’ka per tu quajtur me i tille teksa kujtohemi se kemi ndare pike te njejta me Portugaline dhe Danimarken.

      Gani Abazi na njeh tashme, nuk na i merr per keq fjalet tona si sederllinje ballkanike, por le ta nderojme per sa ka bere bashke me djemte tone.

    2. Pelasgian says:

      Ganiu eshte Ai qe ta coi bythen rrjepacake ne Europian se kishe 70 vjet qe s’te perfillte njeri.

      Mire ne katnaret e shqiperise si kemi pa kto talente qe kemi,po klubet katnare europiane cne qe nuk i kan nuhat kto talente?

      Hysaj ka 5 muaj qe loz per Napolin,deri dje lozte me Empolin ne Serbine B

      Berisha eshte rezerve te Lacio

      Gjimshiti,Aliji,Ajeti,Xhaka,Basha lozin ne kampionatin zvicerian qe s’eshte as ne top 10 e kampionateve europiane.

      Memushaj loz per Pescaren ne Serine B

      Meha deri dje lozte ne Bundesligen 2 e sot loz ne Turqi bashke me Cikalleshin.

      Roshi e Balaj lozin ne Kroaci

      Ku i ke talentet?

      1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

        Ne Evropian nuk te coi Ganiu , por te coi
        – Ballist Morina qe ngriti carcafin ne Beograd , dhe pas kesaj Gjykata e CAS-it.
        – Teatri I kukullave ne Armeni qe kushedi sa shpenzime pati.

        Duke hequr keto 6 pike , kthehemi ne ato kuota pikesh qe kemi marre gjithmone.

        Ne kohen e Brigelit , Shqiperia mori 13 pike ( fitorja ne ate kohe vleresohej 2 pike ) , dhe te gjitha ishin pike te merituara as dhurata as paterica , por me loje te bukur.

  3. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Ha Ha Ha
    Ky De Biazi e ka humbur kontaktin me realitetin.
    Mund ta pesoje Franca si Brazili ???!!

    Franca mund ta pesoje si Brazili , por jo kunder Shqiperise.

    – Me cfare lloj loje ta ta besh Francen qe ta pesoje si Brazili ?
    Me parkim autobuzi para porte ?

    – Me cfare sulmuesish do ti shenosh golat ? Ne eleminatore nuk pate nje sulmues qe te evidentohej si golashenues. Apo shpreson perseri te golashenuesi yne me I mire , CAS-I ? Nuk ma ha mendja te luaje ky lojtar.

    – Rri o Gani , pi ndonje caj aty dhe kujdesu te mos pesosh ndonje goleade me Francen.

    Ne fakt Ganiu s’ka shume faj , kur kualifikohesh me paterica ne Evropian , me pas nga entuziazmi kujton se je kualifikuar me merite te plote , te rritet mendja , dhe fillon fantazon pastaj.

  4. Ardiani kosove says:

    Se pari uroj suksese kombtares.! Me kete ekip e ke te veshtir .? Romania esht ekip i fort ne mbrotje dhe bojn loje shum keq.! Un mendoj se franca dhe zvicra shkojn 1/8 e finales .!? Ndersa albanie dhe romanie bonne voyage a la maison et bonne vacances.!!!

  5. enter''" says:

    Por mund te ndodhe qe te poshteroheni 10-0 nga Franca…

    Ulini pak puplat, se edhe kualifikimin e arritet me breke nder shale…dhe fale “zemergjeresise” se Armenise.

  6. piku says:

    Skishin besim se mund te mundnim Portugaline ne grup, por e bem.
    Skishim besim se mund te kalin grupin, por e bem.
    Une mendoj se futbolli nuk eshte vetem Messi, Ronaldo, Benzema etj etj. Mendoj se futbolli, eshte nje art ku pergatitja mendore dhe fizike luajne nje rol shum te madh. Gjithashtu te dish se sa inferior je, te ben me te forte. Arrin te korrigjosh veten. De Biazi mendoj se do punoj fort ne mbrojtje. Pastaj per golat shohim e bejme. E shoh te mundshme qe Shqiperia ne te tre ndeshjet te arrije nje barazim. Fitorja pastaj do ishte dhurate qe e mirepres pa problem ?

  7. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    Shqiperia kalon grupin.
    Dy barazime nje fitore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje