Zvicër-Shqipëri, sfida... çoroditëse

15 Dhjetor 2015, 14:27Sport TEMA

Shorti i Parisit dha verdiktin e tij për ndarjen e grupeve të 24 skuadrave pjesëmarrëse të Euro 2016, duke shkruar historitë e para, histori që kanë të bëjnë me disa ndeshje që do të përjetohen në mënyrë të veçantë.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në media është pikërisht përballja e 11 qershorit 2016 në Lens, mes Shqipërisë dhe Zvicrës. DailyMail i ka dedikuar një artikull kësaj përballjeje, që e cilëson si një prej ndeshjeve më çoroditëse të Europianit të Francës.

Kjo për faktin se Shqipëria do të hedhë në fushën e lojës 6 lojtarë të lindur në Zvicër, ndërsa helvetët kanë në përbërje futbollistë, të cilët kishin mundësitë të zgjidhnin kundërshtarët e tyre për të luajtur.

Shqipëria është mijëra kilometra larg Zvicrës, por emigracioni në masë nga Ballkani ka bërë  në vendin helvet të dalin dhjetëra futbollistë të talentuar me të drejtën për të bërë zgjedhjet e tyre. Rasti që spikat më shumë është ai i vëllezërve Xhaka, Granitit dhe Taulantit, që do të jenë kundërshtarë në sfidën e Grupit A.

Nuk është hera e parë që dy vëllezër luajnë kundër njëri-tjetrit dhe këtë e vërteton shembulli i vëllezërve, Boateng në Botërorin 2014, por është hera e parë që një gjë e tillë ndodh mes dy përfaqësueseve nga kontinenti europian e për më tepër në ngjarjen më madhore të tij.

Graniti Xhaka do të luajë për Zvicrën duke hedhur poshtë mundësinë për të veshur fanelën e skuadrës së vendit të origjinës, ndërsa Taulant Xhaka, që edhe pse ka luajtur në ekipet e të rinjve të Zvicrës, në fund vendosi të mbrojë ngjyrat kuqezi

Edhe Amir Abrashi më parë ka luajtur për Zvicrën, madje ai ka qenë edhe në lojërat Olimpike 2012, por kjo nuk e pengoi atë që në fund të zgjedhë Shqipërinë.

Zvicra nga ana e saj beson shumë te Xherdan Shaqiri, i lindur në Gjilan të Kosovës nga prindër shqiptarë, të cilët u transferuan në vendin helvet, kur ai ishte vetëm 1 vjeç.

Pajtim Kasami ka lindur në Zvicër me prindër shqiptarë, ndërsa Valon Behrami u transferua kur ishte 5 vjeç./ TCH

5 komente në “Zvicër-Shqipëri, sfida… çoroditëse”

  1. Na bashkoj kenga popullore says:

    Vrtet çorodites jeni ju gazetarucat,çfar ka per tu çuditur?perkundrazi perballja e kombetares ton me Zviceren ku vellezerit Xhaka jan kundershtar si dhe shum bashkombas te tjer eshte diçka me shum se sportive dhe do mbetet Simbol per shum motive,i kuptojm shum mir Patriotat tan qe lozin per kombin zvicerjan dhe e kan shum te veshtir si emocjonalisht si moralisht per tu perballur me Kombetaren e origjines se tyre,gjithsesi ju urojm suksese bashkAtdhetarve qe lozin per Zviceren.FORCA SHQIPRI

  2. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Ne kete ndeshje fiton Shqiperia.
    Do te bejme nje taktike te quajtur ” Patriotizem”.
    Sipas kesaj taktike , lojtaret shqiptare qe luajne me Zvicren , do te bashkohen me Shqiperine dhe me pas Zvicra do te mundet.

    Detajet e planit , gjenden ne filmin Nentori I dyte , ne momentin kur ushtria turke shkon te arrestoje Ismail Qemalin ( skena 1 ore e 3 minuta )

    https://www.youtube.com/watch?v=6-_4TXHoRWU

  3. enter''" says:

    Fitofte me I miri.

  4. hektori ke vaporri says:

    kto jan brrockulla.
    zvicra vet eshte nje shtet qe nuk ka nji komb te vetem,sic jemi ne shqiptart. ata kan pjes nga kombi italjan qe quhet zvicra italjane ne kufi me italin,flitet italisht,eshte zvicra franceze ne kufi me francen qe flasin frengjisht,esht zvicra gjermane qe flitet gjermanisht ne kufi me gjermanin dhe austrin. pra nji shtet i saju nga bishtrat e shteve te tjer. diku nder ato grykat e maleve jan edhe nji komunitet i vogel qe flet nji gjuh te cuditshme,retoromane. esht mbetje e ushtris romake te cezarit kur ra perandorija romake dhe disa reparte ushtarake mbeten te izolume atje neper grykat e maleve zvicerrane dhe krijuan ate komunitet qe vazhdojn ta ken edhe sot.
    zvicerranet jan malok.
    ata kur flasin me njeri tjetrin,perdorin anglishten kur jan nga kantone me gjuh te ndryshme.
    plus me kaqlimin e kohve atje kash shku shum turq e kosovar…
    esht nji si bicim amalgame qe e ngjit parja.
    nese ikiin te ardhurat e bankave ,nese bota i shtrengo te ndryshojn ligjet qe i bejn bankat te paprekshme dhe qe vjelin kshtu paren e krimit dhe mafjes e diktatorve nderkombtar,nese pra bijn bankat,zvicra behet edhe me keq se shqipnija dhe do vijn zvicerrant refugjat n kosov masanej.
    ajo koh do vij se bota nuk don qe dikush te rrij dhe te pres pare me gershon duke u bo pasanik e te tjeret te lejn qimet e bythes me pun e luft per mbijetes.
    kur t filloj kriza tjeter ekonomike,kur nafta dhe gazi te mbarojn pas dhjet dekadash,zvicra do jet e marume.
    do mbijetojn vetem vendetg qe sot jan te varfra dhe qe ekonomin e kan teper rurale dhe te pavarur nga nafta dhe gazi,
    makina do ndryshket,autostradat do ti mbuloj bari,rruget do mbushen me gamor kuaj e mushka…
    si n koh t lek dukagjinit.

  5. ?? says:

    Shifeni keshtu: shanset qe nje skuader me shqipetar do te fitoje, rritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje