Vidhte uniformat e skuadrës, arrestohet magazinieri i Milanit

15 Dhjetor 2015, 19:41Sport TEMA

Një magazinier i Milanit është arrestuar ditën e hënë me akuzën e vjedhjes së uniformave të skuadrës.

Bëhet fjalë për Mustafa Medun, kunatin e ish-gruas së tretë të administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galliani.

Arrestimi erdhi pas denoncimit të Departamentit të Sigurisë së Brendshme të klubit kuqezi dy muaj më parë.

Mustafai kishte 12 vite që punonte si magazinier për klubin italian.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën qindra uniforma./ TCH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje