Ancelotti refuzon Chelsea-in, nënshkruan për tre vite me Bayern

18 Dhjetor 2015, 15:20Sport TEMA

“Ancelotti është një trajner i madh dhe një njeri i madh”. Këto kanë qenë fjalët e Pep Guardiolës gjatë konferencës së sotme për shtyp, në prag të sfidës së nesërme që Bayern do të luaj kundër Hannover në Bundesligë.

Spanjolli, gjithsesi, nuk ka bërë akoma asnjë lajmërim zyrtar në lidhje me të ardhmen e tij. Kështu, në pritje të ndarjes, që tashmë është e sigurt, mes Guardiolës dhe Bayern (“Rummenigge di gjithccka”, ka thënë trajneri i bavarezëve), dhe që pritet të zyrtarizohet të hënën, tekniku katalanas i ka thurur elozhe pasardhësit të tij.

Ish-trajneri i Barcelonës flitet se ka arritur një marrëveshje me Manchester City për të marrë vendin e Manuel Pellegrinit në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, në orët e kaluara drejtuesit e Chelsea kanë bërë një tentativë të fundit për të bindur ish-trajnerin e Realit që të kthehej në drejtim të londinezëve, por italiani ka refuzuar dhe shtypi gjerman ka shkuar se ai ka nënshkruar me Bayernin për tre sezonet e ardhshme./Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje