Van Gaal i trembet fundit të Mourinho: Nuk e di nëse do ta përballoja

18 Dhjetor 2015, 17:27Sport TEMA

Trajneri i Manchester United Louis van Gaal është shokuar kur mësoi se Mourinho u shkarkua nga detyra dhe pranon se mund të jetë i rradhës që mund të pësojë fatin e tij. Mourinho u largua nga kampionët e në fuqi të Anglisë me dakordësi reciproke ku një nga shkaqet kryesore ishte mosmarrëveshjet midis trajnerit dhe lojtarëve. Mungesë harmonie është raportuar edhe midis Van Gaal dhe disa prej lojtarëve të tij, por edhe pse Hollandezi këmbëngul që atmosfera në Old Trafford është solide, ai pohon se rezultatet duhen përmirësuar. “Kam besim të plotë tek bordi dhe lojtarët. Nuk ka dyshim që nëse humb aq shumë sa Mourinho, edhe nëse do të isha unë do të ishte fundi i botës”

Van Gaal, i cili ka patur asistent portugezin herët tek Barcelona, gjithmonë ka përgëzuar Mou-n për arritjet e tij si trajner dhe thotë që nuk e priste largimin e tij, pavarësisht rezultateve negative në gjysmën e parë të sezonit. “Më kapi në befasi, nuk e prisja,” i tha gazetarëve përpara takimit ndaj Norwich City të shtunën. “Ai është trajner i mrekullueshëm me kurrikulum unik në botën e futbollit. Por kjo situatë vetëm përforcon faktin që rezultatet janë elementi kryesor i mbarëvajtjes së procesit, më pas përshtatshmëria midis lojtarëve dhe më pas midis trajnerit dhe stafit. Nuk mund të gjykoj ç’po ndodh me Chelsea por u surprizova.”

6 komente në “Van Gaal i trembet fundit të Mourinho: Nuk e di nëse do ta përballoja”

  1. Pse çuditesh Van Gaal!, perderisa vini si mbreter dhe u kerkoni te tjereve t’ju rrespektojne si te tille dhe me fonde pa limit çfare mund te prisni tjeter!. Te garantoj Vani qe edhe une mund te mbaj ne prmiership nje ekip me miliona pa fund ne dispozicion. Ndoshta mund te arrij diçka me shume se thjesht per ta mbajtur ne league. Pordhet e medha grisin breket e reja.

  2. totila direkt prenost ,i verteti . says:

    Egzakt !
    Shikojeni ne SURRAT dhe i vini cmimin ketij mu…-mu..it .
    Kapadai ,fodull ,mendjekaposh ,i ngrysur ne fytyre a thua eshte vete ZEUSI .
    Mardhenia me lojtaret ,pavarsisht se cfare brumi jane ata ,komunikimi vecanarisht ,jo ne stervitje sepse aty ti je BOSI por ne dhomat e zhveshjes por me se shumti ,aftesia jote per tiu pergjigjur kundershtarit ne fushe me kunderskemat e tij ,per ti dhene ekipit fitoren e shumepritur .
    Te kesh nje buxhet cdo vit prej me se 300-400 milion Euro dhe te mos maresh asgje ,eshte ne radhe te pare PABESI qe ti i ben Bosit qe harxhon parate per ty dhe ne radhe te dyte eshte POSHTERSI .
    Ti ke kohe qe e ke mare ate rruge .
    Pse nuk merni pak mend nga ANCELOTI .
    Ikni tek ai dhe e pyesni per metodat e tij .
    Ah ,harrova qe mendja eshte e LINDUR dhe jo e FITUAR .

    1. Mlk says:

      Totila,
      Fatkeqesisht te iku mosha e nuk mesove diçka ne kete jete!
      Se pari nese Chelsea sot ka nje xhiro vjetore prej 300 apo 400 milion euro ne vit, kete e ka arritur me nje kontribut sigurisht te Abramovitch si investitor por dhe saje punes dhe rezultateve te Murinjo si manaxher.
      Murinjo nuk eshte as i pari, as i fundit qe largohet nga detyra per mos arritje rezultatesh, ka me dhjetra te tille perpara tij. Kjo nuk vjen as prej fodullikut, as prej mungeses se kopetencave por vjen thjesht prej faktit se topi eshte i rrumbullaket dhe ne periudha te caktuara dhe pse kélojtaret me te mire ne bote nuk eshte garanci te fitosh gjithmone.
      Murinjo mbetet nga trajneret me te mire ne bote, rezultatet flasin per te dhe keto jane fakte qe si mohon dot njeri.
      Eshte fodull, mendjemadh rrugaç apo ku di une keto nuk kane lidhje me ne se nuk ka dale njeri ta beje mik, eshte thjesht menaxher dhe i kerkohet te kete rezultate qe aksioneret e klubit te fitojne para nga investimet qe kane kryer.
      Nese ti je naiv dhe beson se roli i menaxherit eshte te edukoje rinine, e drejta jote, po te garantoj se je nje shekull mbrapa me métalitetin qe ke.
      Kjo sdo te thote se jam dakort me mentalitetin e futbollit te sotem, po ky eshte realiteti qe jetojm.

  3. VLONJAT DEN BABA DEN says:

    HISTORIKISHT NE SHQIPERI DHE KEPUCARI,KAMARIERI E KU TA DI UNE…KANE OPINION!!!!!!!

  4. totila direkt prenost ,i verteti . says:

    Ironikja eshte se Sot Chelsea FITOI kurse M.UNITED Humbi .
    Po tani o Ivan GALA cfare do te besh ,sepse sikur te eshte cpuar shume kazani kohet e fundit dhe nuk po mban me uje ?
    Do te doja ndonje opinion nga “kundershtaret ” e mi per keto tema .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje