Milot Rashica i papërmbajtshëm. Sulmuesi i Përfaqësueses së shpresave po shkëlqen në Eredivisien Holandeze ku shënoi një dygolësh në fitoren 5-1 të skuadrës së tij Vitesse ndaj Twente. 19- vjecari ishte një protagonist i padiskutueshëm gjatë gjithë takimit.
Në minutën e 18 kur rezultati ishte 1-0 për skuadrën e tij, Rashica vuri fitoren në kasafortë pasi shpërtheu në krahun e djathtë që nga mesfusha duke i djegur në sprint kundërshtarët për të finalizuar me një goditje potente dhe precize. Aksion perfekt i Rashicës që tregon shumë mbi vlerat e sulmuesit të krahut.
Pak më vonë futbollisti nga Vuciterna dhuroi një tjetër goditje spektakolare pasi ishte shumë pranë një goli për të cilin mbahet mend Roberto Carlos, Rashica në fakt ishte shumë pranë golit që nga goditja e këndit, dicka që nuk e arriti vetëm për pak centimetra me topin që goditi dy herë shtyllën.
Sulmuesi shqiptar pati sërish momentin e tij në minutën e 58 kur shënoi golin e 4-1 duke demonstruar gjakftohtësi dhe saktësi kirurgjikale në goditjet brenda zonës. Suikur të mos mjaftonin këto ishte i tiji dhe asisti i goolit të pestë me goditjen e devijuar të Rashicës që u shndërrua në një rast ideal për Denis Olynyk.
Në këtë mënyrë Rashica që arrin në kuotën e 6 golave këtë sezon me Vitessen me këtë paraqitje i dërgon një kartvizitë të shkëlqyer De Biasit për ta patur parasysh për skuadrën që do të shkojë në Europian, Rashica profilizohet si një ndër kandidatët kryesorë për të fituar pjesëmarrjen në Francë me trajnerin e kuqezinjve që do ta ketë pothuajse të pamundur ti thotë jo nëse vazhdon me këtë ritem./SS
Kombetarja shqiptare do shkelqeje. Ka shume lojtare ne europe qe po dalin.
Duket qe shumica jane kosovare te talentuar
ky eshte vertet nje SUPER TALENT
e kam ndjek rregullisht dhe me kombetaren e shpresave me ka pelqy shume
Rashica eshte yll. Nuk di ndonje mesfushor sulmues shqiptar qe eshte duke bere me mire se ky keshtuqe besoj qe do te jete ne France nese vazhdon keshtu.