Shënon Berisha por humbet derbin

19 Dhjetor 2015, 13:47Sport TEMA

Goli është kthyer në një ves për Besart Berishën në kampionatin australian. Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet përtej oqeanit teksa vazhdon të shënojë rregullisht. 30-vjecari nga Prishtina realizoi golin e tij të 7-të në A-League dhe të 11-tin sezonal, por gjithsesi këtë herë rrjeta e Berishës nuk arriti ti jepte pikë Melbourne Victory me skuadrën e trajnerit Kevin Muscat që u mund në derbin e qytetin me rezultatin 2-1 nga Melbourne City.

Vijon në këtë mënyrë rënia e lirë e Melbourne Victory në kampionatin australian me skuadrën e Berishës që pësoi humbjen e 4-t radhazi duke zbritur në vendin e 5-t. Në sfidën e kësaj të Shtune vetëm Besart Berisha e bëri sic duhet punën e tij në radhët e kampionëve të Australisë. Sfida nisi shumë keq për Melbourne Victory që në harkun e 30 minutave të para u ndëshkua dy herë nga Melbourne City me golat e Mauk dhe Retre.

Por për të mbajtur gjallë shpresat e skuadrës së trajnerit Kevin Muscat për të mos dalë pa pikë në derbi mendoi sulmuesi shqiptar që në minutën e 44-t tregoi gjithë vlerat e tij prej një bomberi të vërtetë duke shënuar një gol të vështirë për nga mënyra e realizimit pas një krosimi në zonë të Ben Khalfallah. Pavarsisht përpjekjeve të skuadrës së Berishës për të barazuar shifrat në stadiumin Aami Park gjithcka u mbyll me suksesin 2-1 të Melbourne City-it./SS

4 komente në “Shënon Berisha por humbet derbin”

  1. Taulant says:

    Ky duhet te jete ne Evropian.Une e di qe nuk mund te vish nag andej pernje ndeshje.Une nuk e fajesoj Berishen.Eshte 20 ore fluturim!

  2. Sala ne burg. says:

    Kampionati australian ka standard shume te ulet po ta krahasosh me Europen.Kjo eshte aresyeja pse Berisha zgjodhi Australine te luante.
    eshte kollaj tu besh gol me keto palo mbrojtje qe kane po eshte shume e veshtire tu besh vendeve me futboll te zhvilluar ne Europe.prandaj Berisha eshte i mire ketu ne Australi kampionat qe une e ndjek regullisht.

    1. Toni KS says:

      Pa futu nje here ne fushe dhe provo te besh nje gol pasi qenka “kollaj”.

  3. Taulant says:

    Nuk e njoh kampionatin australian por perderisa kombetarja e Australise eshte paraqitur shume mire,dhe besoj se lojtaret e saj luajne atje,dal ne konkluzionin qe kampionati nuk eshte shume I lehte.
    Ne ndeshjet eliminatore+miqesoret, Kombetarja luan mesatarisht nje ndeshje ne dy muaj.E veshtire te udhetosh nga Australia cdo dy muaj.Vetem ardhja eshte 2 dite+2 kthim….eshte I justifikueshem mospjesmarrja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje