Flitej prej ditësh që do të ishtë fundi i aventurës së Pep Guardiolës te Bayern Munchen dhe kështu do të jetë.
Trajneri spanjoll do të largohet në fund të sezonit nga ekipi bavarez duke mos rinovuar kontratën me kampionët gjermanë.
Gjithashtu konfirmohet edhe afrimi i Carlo Ancelottit në stolin e Bayernit duke nisur nga korriku i ardhshëm dhe tashmë Guardiola pritet të nisë një aventurë të re në Premier League aty ku e presin me krahë hapur Man. United, Man. City e pse edhe Chelsea./SS
O mero Interesi, po shkruaj njehere per fitoret e Skenderbeut. Apo vetem per humbjet , bastet apo sekuestrimet e pronave te Takes. Mero gazeta nuk prone private por nje dritare e te gjitheve. TURP