“Më vjen turp për vendimin e marrë nga Komiteti i Etikës por nuk më vjen turp për veprimet e mija”.
Ky është thelbi i deklaratës së Sepp Blatter në konferencën për shtyp pas vendimit për pezullimin e tij dhe të Michel Platini nga çdo detyrë zyrtare në institucionet e futbollit. Dukshëm i revoltuar për vendimin, Blatter theksoi se Komiteti i Etikës nuk ka asnjë provë, madje sipas tij, presidenti i FIFA-s mund të pezullohet nga kjo detyrë vetëm nga Kongresi.
“Deri në Kongresin e shkurtit unë do të jem presidenti në detyrë. Unë jam një njeri parimor. Nuk kam përvetësuar asnjë fond që nuk e kam fituar. Kam paguar shumë borxhe dhe tani më thonë se kam dashur të blej votat nëpërmjet Michel Platini. Në këtë sistem ka diçka që është e gabuar dhe unë do të luftoj deri në fund. Më vjen keq që po më godasin si një top sepse kam punuar me zemër gjatë 41 viteve në këtë institucion dhe më vjen keq gjithashtu për të gjithë anëtarët e FIFA-s që janë akuzuar. Ky është një institucion që punon shumë”.
Sipas Blatter, situata aktuale e krijuar përreth FIFA-s e ka dëmtuar shumë këtë institucion, ndërsa shton se familja e tij po vuan por ai nuk do të dorëzohet dhe do ta vazhdojë betejën në instancat e tjera.
“Kam biseduar me avokatin tim dhe kam vendosur të vazhdoj betejen në rrugën ligjore. Do ta apelojmë këtë vendim menjëherë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv por edhe në gjykatat zvicerane sepse sipas ligjeve vendase, 8 vjet pezullohesh nëse ke bërë një krim të rëndë. Unë dhe Platini jemi marrë në pyetje veç e veç dhe kemi dhënë ekzaktësisht të njëjtat dëshmi edhe pse nuk kishim asnjë mundësi për t’u takuar. Me të kam bërë një kontratë në vitin 1998 pas botërorit. Platini punoi për FIFA-n. Ramë dakort që ta paguaja në dy këste. Ka dëshmitarë për këtë marrëveshje dhe kam prova që në këtë marrëveshje nuk jam dëshmitar vetëm unë dhe Platini. Gjithçka është bërë sipas rregullores”.
Në fund të konferencës atij iu kërkua një këshillë edhe për kandidatët në garë për postin e presidenti të FIFA-s dhe Blatter zbuloi një prapaskenë interesante.
“Ju që jeni të pranishëm këtu më njihni mirë që prej 40 vjetësh. Pas finales së Botërorit të Brazilit duhet të kisha marrë vendimin për t’u tërhequr por nuk e bëra një gjë të tillë sepse Platini ishte gati të kandidonte dhe krerët e 5 konfederatave më kërkuan që të mos tërhiqesha. Nuk jam unë njeriu që mund të jap këshilla për kandidatët”./ SS
ky esht nji hajdut tipik zvicerran!
hajdut me ligj!
edhe bankat zvicerrane “me ligj dhe rregull” magazinojn,pastrojn,lajn,fshehin,shtojn… ,paret e mafjozve te t krejt globit,kriminelve te t krejt universit,diktatorve me duar te kuqe nga gjaku i t pafajshmve…
bankat kurva zvicerrane fshehin taksat e taksapagusve nga krejt bota. dhe e bejn “me ligj e rregull zvicerra”!!!
prandaj edhe ky kriminel mafjoz plak,duke e dit kete kerkon shpetim tek ligjet zvicerrane…
zvicerranet jan kombi me i degjeneru dhe me kriminel i te gjith kohrave..
jan komb drogarashesh!
edhe blateri nji konsumues droge ka qen.
ky plakruq kurv duhet fut ne burg.