“Francë 2016″, Shqipëria më shumë bileta se Anglia. Tërbohen anglezët

20 Dhjetor 2015, 21:09Sport TEMA

Shqipëria ka në dispozicion 26 080 bileta për në kampionatin Europian “Francë 2016″.

Shifra e saktë jepet nga tablodi “Daily Star”. Edhe pse kërkesat pritet të jenë shumëfish më të mëdha, tifozët shqiptarë që nuk do të arrijnë të pajisen me një biletë duhet të mendohen dy herë para se të shfryjnë ndaj FSHF, jo vetëm për faktin se gjithçka vendoset nga UEFA, por sepse janë më me fat se sa tifozët e vendit ku lindi futbolli, Anglisë.

“Daily Star” në fakt shfryn gjithë irritimin pasi Anglia me një popullsi prej 54 milionë banorësh ka në dispozicion vetëm 23 520 bileta, më pak madje se Islanda që ka diçka më tepër se 300 mijë banorë.

“Daily Star’ nuk harron ta theksojë se është befasuese për anglezët që do të kenë më pak bileta se sa Shqipëria suksesi i të cilës në Euro 2016 kuotohet 1/500. Një shpërndarje e tillë i dedikohet faktit se numri i biletave të ndara është përcaktuar në bazë të kapacitetit të stadiumeve ku luajnë skuadrat dhe jo të popullsisë.

Për sa i përket Shqipërisë lajme të mira për tifozët kuqezi vijnë ndërkohë edhe nga shefi i Sektorit të Marketingut në FSHF. Gazmend Malaj i ftuar në emisionin “Fans Zone” në Supersport, deklaroi se FSHF është në negociata me UEFA-n në mënyrë që të krijojë mundësinë që të aplikojnë për bileta për ndeshjet e Shqipërisë edhe nga ana e Shqiptarëve që jetojnë në kufijtë e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në mënyrë që edhe ata të pajisen direkt me bileta siç ndodh me shqiptarët e Kosovës.

FSHF do të ketë në dispozicion 16% të kapacitetit të stadiumeve ku do të luajë Shqipëria. Shefi i Marketingut në FSHF bëri të ditur se deri tani vetëm për ndeshjen me Zvicrën, që do të luhet në Lens, ka patur 40 mijë aplikime nga 5 mijë deri në 6 mijë bileta që janë në dispozicion për sektorin e tifozëve shqiptarë.

Gjithsesi, ka rëndësi të theksohet se shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe janë nënshtetas të saj mund të aplikojnë për këtë ndeshje edhe në sektorin e tifozëve të Zvicrës pasi askush nuk mund t’i ndalojë për t’u pajisur me nje biletë pavarësisht se emri tregon origjinën e tyre shqiptare. Afati i fundit i aplikimeve për bileta për një vend në stadiumet e “Francë 2016″ është deri në 18 Janar dhe është e rëndësishme që të gjithë ata që aplikojnë të japin të dhënat e tyre të sakta, në mënyrë që të kenë shanse për t’u pajiur me bileta./ SS

8 komente në ““Francë 2016″, Shqipëria më shumë bileta se Anglia. Tërbohen anglezët”

  1. te fala nga Shkupi says:

    Jemi 1 milion shqiptar ne maqedoni

  2. Vizionari says:

    MOS TE HARROHEN SHQIPTARET NE ISHUJT PICI KUKU

  3. Kosovari i revoltuar says:

    O Plep Leka , i ke pire ilaqet mrom..?!!!

    1. Kendveshtrim says:

      E zhduku Tema komentin e lekplepit…GAZEPIT.

  4. Gjirokastrit says:

    Jo terboi Anglezet jo terboi boten.
    Ngelem duke lexuar artikuj koti , shkruani dicka per varferine dilni beni nje xhiro neper qytete e fshatra ,pyesni njerezit si kalojne etj!!!!!!
    Kemi muaj qe degjojme vetem sport, Siri ,dhe monizem.
    Boll se na lodhet dhe na vjen mos lexojme e degjojme asgje.
    Shkruani dicka per ekonomine se ku jemi e ku vemi??

  5. Kulaku says:

    Miq nuk eshte se anglia ka me Pak ,por e kunderta ndodh ne ndeshjet e Anglis ka shume kerkesa dhe nga te dy palet kurse ne ndeshjet me Shqiperin pala kundershtare ka me pak interes dhe biletat teprojne kjo eshte dhe arsyeja qe shqiperia po mer me shum bileta sepse egziston mundesia me sakt ta kuptoni do te kete vnd bosh ne stadium,tashi si e komenton gazetari exhte menyra e time per te ngritur vleren e vendit ton ….natyrisht realiteti qendron sic ju a perrshkrova me lart

    1. Raul says:

      O ti Kulaku qe pershkruan realitetin, a i shikon shifrat zyrtare, Shqiperia ka ne total 26 080 bileta. Anglia ka 23 520. Po ke bere matematike ne klase te dyte e gjen se cila shifer eshte me e larte.
      Tani futi ndonje gote dhalle para se te besh interpretimin si e ka interpretuar gazetari

  6. liku -- Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Anglia le te mos merzitet.
    Sh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje