Me dorë të rëndë/ Blater dhe Platini pezullohen 8 vjet nga futbolli

21 Dhjetor 2015, 10:15Sport TEMA

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe shefi i UEFA-s Michel Platini janë pezulluar për 8 vite nga të gjitha aktivitetet futbollistike. Vendimi i pezullimit nga Komisioni i Etikës së FIFA-s hyn në fuqi menjëherë.

Për 79-vjeçarin Blatter, ky dënim shumë i gjatë praktikisht i jep fund karrierës së tij si administrator futbolli. Blatter është president i FIFA-s që nga viti 1998.

Ndërkohë, merr fund edhe shpresa e 60-vjeçarit Platini për të pasur Blatterin si kreu i FIFA-s. Platini, tre herë fitues i Topit të Artë dhe ish-kapiten i Francës, ka që në vitin 2007 në postin e presidentit të UEFA-s.

Dy zyrtarët e lartë u pezulluan pasi u gjetën fajtorë për pagesën prej 1.94 milionë dollarësh që Blatter i ka bërë Platinisë në vitin 2011 për disa shërbime të këtij të fundit. Të dy e kanë hedhur poshtë këtë akuzë duke thënë se kjo pagesë u bë pas një marrëveshjeje në vitin 1998 dhe ishte për punën e bërë nga Platini në periudhën 1998-2002 si një këshilltar teknik i Blatterit.

7 komente në “Me dorë të rëndë/ Blater dhe Platini pezullohen 8 vjet nga futbolli”

  1. Loni says:

    Ha ha, Platinia ti hipi dronit dhe te veje ne te seems.
    E zuri haka e shqiptareve.

  2. E meritojne... says:

    Blatteri e meriton…por edhe Platini e meriton…e zune pak edhe hakat tona nga menyra si u soll pas Serbi-Shqiperi ?

  3. mesila says:

    tashti do ngordhkan per buke

  4. ramy kopili i sulltan mamutit. shejtan pis milet shallvarexhinj says:

    Platini eshte njevpis qe e meriton
    Qelbesire. E zund haqet e shqiptareve

  5. leo says:

    VIVA LA SINCERITA VIVA LA DEMOCRACIA. DORA E RENDE E POPUJVE KESHTU DO TE BIE KUNDER KETYRE NDYRESIRAVE

  6. albaniafirst says:

    A e di kush se ku ka humbur turkobythosi me Klimax””?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje