FOTOT/ Deputetët e PS, kalçeto pas përfundimit të sesionit parlamentar

22 Dhjetor 2015, 22:15Sport TEMA
FOTOT/ Deputetët e PS, kalçeto pas përfundimit të sesionit

Deputetët e Partisë Socialiste veç mbledhjeve të përjavshme nuk kanë lënë me një anë aktivitetin sportiv.

Me mbylljen e sesionit parlament, socialistët kanë zhvilluar një ndeshje miqësore nw kalçeto.

Sipas burimeve golashënuesi më i mirë ka dal deputeti Bashkim Fino, i njohur si tifoz i skuadrës së Interit, por gjatë ndeshjes ka veshur uniformën e Bashkimit Europian, shkruan Panorama Sport.

Ndërkohë që pjesë e lojës ka qenë dhe zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, i cili është dëmtuar gjatë përpalljes me deputetët.

Ndihma e parë i është dhënë nga Ministri i Shëndetësi, Ilir Beqaj, i cili ka veshur përparësen e infermierit.

Beqaj ka mbetur jashtë fusësh, pasi futbolli nuk është sporti i tij.

Përballjet e vetme i ka pasur në basketboll, dhe vetëm kur luan kryeministri Rama.

Nj deputet i PS tha se në fakt ata luajnë vazhdimisht me njëri-tjetrin dhe protagonisti kryesor është Bashkim Fino.

 

12 komente në “FOTOT/ Deputetët e PS, kalçeto pas përfundimit të sesionit parlamentar”

  1. Artur says:

    Ju mungonte sporti ////// se kanë punuar shum gjith vitin

  2. ja kaq says:

    “kalceto” fjale shqip nuk ka?????

    1. mergim tari says:

      Kur e kam degjuar per here të parë kete fjale ma ka shpifur, nuk e di perse, ndoshta ngaqe është fjale e huaj dhe ne e kemi marre kallup. Në shqip mund të perkthehet me togfjaleshin FUTBOLL KALAMAJSH, ose po ti qendrojme besnike origjines duhet të shpikim një fjale të vetme si psh….. MINIFUTBOLL ose një fjale që të jete me shqip.

  3. adi says:

    grupi me i pasur i kalcetove shqiptare vetem beqaj vlen te pakten 300 milione euro

  4. Kendveshtrim says:

    Cfar d.m.th kalceto o gazetar ??? ..
    Ap odo te mbulosh injorancen me fjalen kalceto ??

  5. tim teneqja says:

    njeri me I bukur se tjetri rrace arjane

  6. politikani says:

    na i shpifet me kto lajme pse i mbani gjalle ju gazeta e tv jetojne keta si bosa e vipa po pse i tregoni kto dy fotografi te kalbura dhe kur gjith shoqeria di mire qe tt jesh politikan ne shqiperi duhet t jesh llumi shoqeris dhe hajdut pra t gjith kta kane vjedh dhe jane njerizt me te shpifur e urryer qe ka nxjerrr shoqeria shqiptare pas vitit 1991 nje klas poltike qe ka vjedh e shkaterua kete vend nga me te bukurit ne europe dhe e katandisen keshtu perse duehn keto foto me poltikan?
    por si popull servil dhe hipokrit qe jemi nomrmle qe do i quajme vipa do i ftojme kudo dhe do na japin mend kto ftyra te peshtira .kta jetojne ne boten e lluksit makina te shtrenja para me rroga te majme me taksat tona dhe lodhen shume ne parlament nuk shkojne fare dhe normale qe kane kohe per teater kinema dhe futboll te heqin kilet e teperta se rrine kot gjith fiten s dine c eshte puna.

  7. tanino says:

    po ky taulant balla ku mesoi futboll? ka lindur ne nje fshat qe nuk gjindet as ne harten e shqiperise?

  8. Lymi prej Rade says:

    Hallall jau befte Zoti! Kane patur lodhje te madhe se kane zgjidhur shume halle te popullit per kete vit!!! Pika qe nuk u bie atyre dhe Edi Rames me gjithe rilindasit e vet.

  9. Gencivl says:

    Sa elegant qe jane

  10. alex says:

    Kalçeto. Cfar eshte? Kalcium? Çhyn kalçiumi në sport? O gazetar o iinjorant. Që nuk di shqip. Sdi të gjesh fjalen e duhur shqip.

  11. Agimskendo says:

    Zoti kryeredaktor I gazetes . Xhaxhi merua .po kujt I rruhet Kur luajne futboll ata hajdute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje