Nuk ka në botë një klub të tjetër që të ketë fituar më shumë tituj ndërkombëtarë se Barcelona.
Blaugranat të cilët në dekadën e fundit kanë fituar plot 26 trofe, falë suksesit në finalen e Botërorit të klubeve ndaj River Plate e kanë cuar në 22 numrin e titujve ndërkombëtarë.
Me triumfin që arriti në Yokohama të Japonisë, Barca e ka zgjatur edhe me një trofe më tepër avantazhin ndaj Realit të Madridit, Milanit dhe egjiptianëve të Al Ahly, që numërojnë 20 tituj ndërkombëtarë.
Suksesi në finalen e Champions e Leagues që u zhvillua në Berlin ndaj Juventusit verën e kaluar, bëri që katalanasit të barazonin këto tre klube në këtë klasfikim special.
Për të parakaluar Realin, Milanin dhe Al Ahly në renditje, Barcës i mjaftoi fitorja e Superkupës së Europës në Tbilisi ndaj Sevillas, për të ardhur në fund te triumfi në Botërorin e Klubeve, sukses ky që kurorëzoi një vit 2015-të të jashtëzakonshëm për skuadrën e Luis Enriques.
Për të arritur kuotën e 22 trofeve ndërkombëtarë, Barcelona ka fituar 5 Champions League, 3 Botërore për klube, 5 Superkupa Europe, 4 Kupa Kupash, 3 Inter-Cities Fairs Cup, kompeticion ky që nuk ekziston më dhe 2 Kupa Latine.
Historia e sukseve të mëdha të Barcës nisi në vitin 2006, me atë fitore 2-1 ndaj Arsenalit në finalen e Champions League që u luajt në Stade de France.
Ai ishte titulli i 13-të ndërkombëtar i fituar nga Barcelona që gjatë 9 viteve në vazhdim pasoi edhe me 9 trofe të tjerë për një total prej 22 titujsh ndërkombëtarë.
Ajo që mund të themi pas të gjitha këtyre, është shumë e thjeshtë: “Ndodhemi në epokën e Barcelonës skuadrës që po bën ligjin në futbollin europian dhe atë Botëror”.
Lus Zotin qe BENITEZI te rrije trajner tek REALI edhe per 3-4 muaj ,mundesisht deri ne fund te sezonit dhe pastaj flasim prape bashke ,pavarsisht se RonaldA vazhdon zakonin e vjeter qe te shenoje me ekipet e krevatit .
Ju lutem hyni tek Wikipedia e tij dhe te shikoni se sa gola ka shenuar kunder ekipeve pretendente dhe sa kunder ekipeve pa emer .
Ketu qendron dhe sekreti i golave te tij qe shenon nga 2-3 gola ne nje ndeshje qe mbyllet 4,5,6,7,8 me O per REALIN dhe nuk shenon atje ku duhet.
Perpos qe po limitohem ,une po censurohem nga TEMA .
Me sa duket kam shkelur ndonjerin ne kallo .
Nuk e kuptoj dot ,pse TEMA po mi bllokon komentet .
Kam shkruar 3-4 po nuk po mi merr .
Jam dakord me komentin e “Akrepit ” i cili ua ka ngulur mire “GANXHAT” ,atyre qe e kundershtojne me pa te drejte .
komenti mbi kete tema ,ka vlere dhe per Shkrimin e TROFEVE te BARCELONES .
Ju falenderoj per mirekuptimin !
TOTILA
s’ke c’i ben vlla
e ke pare si eshte bere Damasku??
mund ta zhbesh ate??
po u be gjema s’kthehet me
Kjo eshte mendja njerezore, drejt te liges priret
ndaj edhe ketu komentet jane shume agresive
sepse njerezit jane te prirur me shume te shajne se sa te gjykojne
a fitojme gje duke kembengulur tu mbushim mendjen te tjereve??
asnjehere
jeta vazhdon
leri ne te tyren
rregulli etik eshte qe sharjet duhen bllokuar
nga admini
po kjo nuk ndodh, shume rralle aplikohet ne mediat tona
sepse u pelqen dhe kalojne ne ekstaze kur shahesh ti psh…une…tjetri…tjetri… e keshtu me radhe
sa per temen
Barca eshte Barca dhe do mbahet mend gjate per kete dekade dhe ndoshta per me tej nese do vazhdoje keshtu
Rendesi ka qe shumica e njerezve ne glob nga 7,2 miliarde qe eshte, i kenaq futbolli i Barcelones dhe jo pordhet e Realit
sondazhet e tregojne kete dhe ne s’kemi nevoje te bejme fushate per te
mjafton te shohesh rritjen e te ardhurave marramendese qe kompanite pagujne per Barcelonen dhe mjafton
400-500 milione borxhe e la KLaporta ne 2010
aktualisht per 5 vjet eshte diku te 100 dhe mjafton messin te shesi dhe nderton stadiumin e ri
te pershendes
Natyrisht qe BARCA eshte ne podium ,por per te qene i sinqerte REALI ,pavarsisht se i ka mare titujt me BRUMIN dhe MIELLIN hua ,ka me shume tituj prestigjioze .
Eshte epoka e GJENIALIT MESSI .
Le ta shijojme kete kenaqesi !
Z totila me vemendje i lexoj comentetet e tua gjithmon shprehni nje pasion dhe njohje te mire te futbollit te admiroj per kete
Do deshiroja te ishe pjes e ndonje stafi sportive ose gazete sportive ose organismi sportive se na i shpifen ata qe jane ne gazeta dhe studiot sportive me prezantimin dhe gjykimin e tyre te ceket dhe pa pasion te uroj fat
JB
te pershendes
ne te vertete edhe une ashtu mendoj si ty, ke qejf te degjosh specialiste me statistika, jane shume te paket
ka nja dy ne treg aktualisht, me pelqen shume kastriot caushi dhe profesori perparim kabo
Ndonese jane tifoze te thekur te skuadrave te tyre, mbeten gjithnje objektive kur komentojne dhe kjo me pelqen
ka me shume nevoj sporti per te tille komentues
dhe TOTILA hyn tek kjo kategori, se ka shume bagazh dhe prej kohes se vjeter dhe di ti beje krahasimet dhe interpretimet mire
lexon futbollin me germe nga viti ne vit si ndryshon
ate qe ne te rinjte se bejme dot se se kemi jetuar
sot gazetat shqiptare e televizionet jane bere tifozllik i gjalle, ske ca lexon
nuk ka as etike, as kulture, as ide mbi te gjitha
mungojne idete
Kupa e panaireve,ka qene modeli mbi te cilin filloi kupa Uefa,e cila dhe ajo nuk ekziston,ne kupen e pare Barca ne fakt ka qene perfaqsuese e qytetit 2 te tjerat i ka fitu si Barca,dhe per shume vite nuk i njiheshin si kupe uefa gjithnje flasim ne kto 15-20 vitet e fundit
Egzakt “baca i gjetajve !
Deri ne 1972 ne mos gaboj ashtu quhej ,”Kupa e panaireve ” ,ndersa ne edicionin 1972-1973 u qujt Kupa Uefa .