Ata janë disa prej njerëzve më të shpejtë të planetit dhe shumë mirë mund të kishin zgjedhur edhe atletikën por talenti dhe pasioni për futbollin i ka lidhur me lojën më popullore të botës. Arma sekrete e një futbollisti të mirë është edhe shpejtësia dhe disa prej emrave më të lakuar në futbollin europian e kanë këtë cilësi që shpesh herë i ndihmon të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Edhe pse mund të veçohen shumë lojtarë të kësaj kategorie, më të shpejtit në botë janë emra të njohur për publikun.
1-Vendin e parë në këtë klasifikim e mban sulmuesi holandez i Bayernit të Mynihut, Arjen Robben. Shpejtësinë maksimale ai e arriti në finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës në vitin 2010 me 36 km/h.
2-Në Angli, Manchester United ka në përbërje një prej lojtarëve më të shpejtë të të gjitha kohërave. Ai është ekuadoriani Antonio Valencia që me 35.2 km/h mban vendin e dytë në këtë klasifikim. Ai është gjithashtu lojtari më i shpejtë në Premier League dhe arrin të japë maksimumin nëse luan në krahun e djathtë të sulmit.
3-Gareth Bale plotëson podiumin. Uellsiani konsiderohet një nga lojtarët më të shpejtë dhe më të aftë teknikisht. 24-vjeçari ka arritur shpejtësinë 34.7 km/h por ka ende vend për përmirësime.
4-Një tjetër emër që dallohet për sprintet e tij është edhe anglezi Aron Lennon që arrin shpejtësinë 33.8 km/h.
5-Cristiano Ronaldo mbetet jashtë treshes së parë pasi portugezi nuk ka arritur ta kalojë kufirin e 33.6 km/h edhe pse një nga objektivat e tij ka qenë të arrinte shpejtësinë maksimale gjatë një ndeshjeje futbolli.
6-Arsenali prezantohet në këtë klasifikim me sulmuesin Theo Walcot që arrin të vrapojë deri në 32.7 km/h.
7-Vetëm vendi i shtatë për Lionel Messin. 4 herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka një pikë të fortë shpejtësinë edhe pse shpesh herë shpërthen me sprintin e tij nga vendi për të arritur shpejtësinë 32.5 km/h.
8-Manchester United prezanton një tjetër shigjetë. Në vendin e tetë renditet Wayne Rooney i cili ka arritur deri në 31.2 km/h në kohët e tij të arta.
9-Franck Ribery pozicionohet në vendin e nëntë me 30.7 km/h.
10-Dhjetëshja mbyllet nga një tjetër sulmues i Arsenalit. Ai është kiliani Alexis Sanchez me 30.1 km/h./ SS
Ke harru hector bellerin i arsenalit kjo liste eshte e 2010 o gazetar lavatricje
ja keni fut kot tema.lojtari me i shpejt esht walcott edhe shpejtesia e robenit ne ate ndeshje 31.03.
http://www.101greatgoals.com/blog/new-data-shows-that-arsenals-theo-walcott-is-still-the-worlds-fastest-player-as-arjen-robben-only-ran-at-31kmh/
Te me falni qe nderhyj po kam mbi 40 vjet qe merrem me pregatitje atletike sidomos me futbollistet .kjo liste eshte nje zero me xhufke e pakuptimte .ku dhe si matet shpejtesia e nje futbollisti .ne sa metra matet ? Futbollisti nuk vtapon sprint 100 metra si nje atlet . Ne sa metra e kan mat dhe e kane nxjerr kete shpejtesi ? Nje mesfushor krahu vrapon 30-60 m po nje sulmues max 10 metra duhet te vrapoje .pastaj nje sulmues ska rendesi sa i shpejte eshte ne 100 metra ka rendesi sa start ka .thuerry hanry i arsenalet ne 5 metra te lente 2 metra mbrpa se kishte start dhe ajo i duheshte sulmuesit .nuk i duhet te vrapoje 100 m . Sdqft mendoj qe wolcott eshte lojtari me i kompletuar ne nje shpejtesi specifike ,duke marre parasysh qe shkolla britanike ka nje ushtrim te vecante ne stervitjen e futbollisteve ne aspektin e shpejtesise . Prandaj keto lista sidomos emri i rooney jane komplet jasht kohe ,roonney pas nje demtimi te rende ne 2010 ka rene shume nga pregatitja speciale fizike .nuk e mohoj qe ehte nje futbollist i madh sidomis ne aspektin e leximit te lojes dhe te pasit te fundit .po shpejtesi ska me se eshte mbi peshe dhe e ka te detyruar te rrije mbi oeshe ne menyre qe mos shtoje masen muskulare se dhe masa muskulare duhet me karar .