Lacio ofron 1.5 mln euro për Ergys Kaçen

25 Dhjetor 2015, 11:58Sport TEMA

Rikthehet interesi i Lazios për Ergyc Kacen. Madje jo vetëm kaq. Klubi bardhekaltër, sipas Tuttomerkatoweb, ka i bërë një ofertë konkrete mesfushorit të PAOK-ut të Selanikut, që shkon më shumë se 1.5 milionë euro në sezon.

Një lajm sensacional për futbollistin e kombëtares kuqezi 6 muaj para finaleve të “Francë 2016″.

22-vjecari i lindur në Korcë ka kontratë me klubin grek deri në vitin 2017, por javët e fundit, sikurse është raportuar edhe nga mediat helene, ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Arsyeja duket qartë se është dëshira e futbollistit për t’u transferuar te Lazio në Serinë A, ku do të kishte një pagë të pakrahasueshme me atë që përfiton në Greqi.

Në fakt drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, ka tentuar ta marrë Kacen nga Paoku që verën e kaluar, por drejtuesit e skuadrës nga Selaniku rezistuan, pasi synonin të fitonin më shumë para nga shitja e kartonit të tij.

Në rast se Paoku nuk pranon ta shesë gjatë merkatos së janarit apo në verë, në fund te sezonit 2016-2017 do ta humbiste lojtarin me parametër zero.

Gjatë këtij sezoni Kace është aktivizuar në 10 ndeshje në Superligën e Greqisë, 7 herë titullar dhe 3 herë si zëvendesues, ndërsa në katër sfida të tjera ka qëndruar gjatë gjithë kohës në stol.

Në Europa League ka luajtur po 10 ndeshje, duke qenë zgjedhje e parë e trajenerit Igor Tudor.

2 komente në “Lacio ofron 1.5 mln euro për Ergys Kaçen”

  1. Ben says:

    Pak ka ofru Kace kushton teper. ..aq mund ti pa goj pa problem skuader si Skenderbeu. Tare na rrufsh kastravecin. Matrapaz

    1. fanol bardhi says:

      1.5 Milion nuk i merr Kace , prandaj shpresoj qe do i kushtoj Tares vetem 1,- e ta shpetoj Ergys Kacen nga liga greke sepse ne Lazio do i merr 10-fishin me shum plus perspektiva per nje te ardhme me te sigurt !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje