Sekuestrohen 50 kg kokainë me emrin Lionel Messi

24 Dhjetor 2015, 15:44Sport TEMA

Autoritetet federale të New York kanë arrestuar dy persona në Bronx të cilët po transportonin kokainë e cila kap vlerën e 3 milion $. Disa nga paketimet në formë tulle kishin të gdhendur ‘Messi’. Xavier Herbert-Gumbs, 22 dhe Mark Soto, 23 janë arrestuar në flagrancë në dy mjete të ndryshme dhe akuzohen për posedim lëndësh narkotike. Të dy kanë origjinë nga Puerto Rico, një vend shumë i njohur si hapësirë ideale biznesi narkotikësh.

Fama e Lionel Messi po rritet përditë derisa po shohim bosët e drogës ta përdorin si reklamë të ‘produktit’ të tyre. Disa prej formave të sekuestruara shkruanin ‘Messi’ dhe autoritetet përkatëse pretendojnë se i referohen fenomenit argjentinas Lionel Messi. Megithatë, ata bënë të qartë se nuk ka asnjë mundësi lidhjeje midis Messi dhe rrjetit të drogës që dy të arrestuarit i përkasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje