PAOK i “trembet” Lazios, kërkon rinovimin me Kaçen

26 Dhjetor 2015, 13:21Sport TEMA

Menjehërë pas zërave për një interesim të mundshëm të Lazios ndaj mesfushorit Ergys Kaçe, klubi i PAOK-ut është vënë në lëvizje për të blinduar talentin shqiptar.

Sipas mediave greke, drejtuesit e klubit nga Selaniku nuk dëshirojnë që mesfushori nga Korça të largohet duke planifikuar një kontratë të re. Aktualisht Kaçe përfitoin vetëm 180 mijë Euro në sezon dhe është një nga lojtarët e paguar më pak te bardhezinjtë, por në propozimin e ri që shoqëria do të bëjë, paga e tij do të ketë një përmirësim të ndjeshëm.

Mediat theksojnë se stafi i lojtarit kërkon dyfishimin e pagës për t’u ulur në bisedime, por nuk ka ende asnjë qëndrim të qartë nëse ai synon ta zgjasë kontratën përtej vitit 2017. “Sportdog.Gr” nënvizon se me ndryshimin e agjentit nga ana e Kaçes, bisedimet do të rinisin sërish nga pika zero dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët do të duhen edhe disa muaj.

Nga vetë lojtari nuk ka ende asnjë qëndrim, por ndryshimi i ambjentit do të ishte i mirëpritur, sidomos kur bëhet fjalë për Serie A ku 22-vjeçari do të fillonte një eksperiencë të re në një prej kampionateve më të fortë të botës./SS

7 komente në “PAOK i “trembet” Lazios, kërkon rinovimin me Kaçen”

  1. Zgjohu SHqipo ! says:

    keto jane taktika te njohura ne boten e futbollit europian….paguhet shume pak.korçari yne…hajde igli Tare hape thesin mere shqipon ne itali. eshte i vlefshem Djali.urime kaçe.edhe se jemi kundershtare ,mire se te vish !

  2. nji uj selite te lutem says:

    SHKO tek LACIO ERGYS aty do gjesh dhe bashkekombasin tend drejtorin e klubit do te hapen rrug te reja largou nga ai kampionat qe nuk te çon gjekundi nga greqia.

  3. nji uj selite te lutem says:

    SHKO tek LACIO ERGYS aty do gjesh dhe bashkekombasin tend drejtorin e klubit, do te hapen rrug te reja largou nga ai kampionat qe nuk te çon gjekundi nga greqia.

  4. karapenxhi says:

    Shko tek Lacio ne Rome qytetin e Kultures Botrore largoju turko-jevgjiteve te Selanikut nuk shesh prekopi prej tyre

  5. Golgi says:

    Kace meine ston PAOK!

  6. behar says:

    je nje mesfushor I talentuar te takon te luash me ekipe shum te mira puno fort sedo fitosh

  7. Akilis says:

    Si the ty zoti kapaxhi?
    Kultura boterore vjen nga Roma?
    Po pse more djale genjen veten, nje eshte jeta tregohu se je edhe ty njeri.
    Nuk te mjafton fjal Greqia e Lashte ty apo do ta quajme Albanisrani I Lashte me 100vjet Alfa-Beta, apo Fashizmi I Lashte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje