“Nuk do ta shesim shtëpinë për De Biazin”. Kjo deklaratë e presidentit të FSHF-së Armand Duka pak ditë më parë zbuloi edhe një herë “akullin” në marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit italian të kombëtares Giovani De Biasi. Nuk është hera e parë që ka ulje-ngritje në marrëdhëniet mes tyre, por kualifikimi në “Euro 2016” shtoi dozat e tensionit në korridoret e FSHF-së. Batuta e De Biasit në Jerevan të Armenisë, menjëherë pas kualifikimit, se tashmë “i mjaftojnë 2-3 milion euro” nuk u pëlqye në Federatë. Ishte i menjëhershëm reagimi i zyrtarëve të lartë të saj se “De Biasi kishte një kontratë deri në vitin 2017 dhe këtë duhet ta respektonte”. Pati edhe nga ata që kujtuan se “në rast të prishjes së njëanshme të kontratës, italiani duhet të paguante një gjobë të majme”, apo se “ishte Shqipëria që e bëri të famshëm”.
“Furtuna” e deklaratave për çështjen e rinovimit të kontratës së De Bisait sa vinte dhe bëhej më e madhe. Një muaj pas kualifikimit De Biasi mbërriti në Tiranë dhe nëpër portale u përhap një foto me presidentin Duka. Italiani tha më pas se nuk kishte qenë vetëm për vetëm në një darkë me të, por të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të UEFA-s.
Përsa i përket kontratës nga të dyja palët vazhdonin të vinin qëndrime të ndryshme. FSHF e vendosur të mos bëjë lëshime për pagën e trajnerit apo stafit të tij. Në krahun tjetër italiani bënte “presion” me ofertat shumë milionëshe që i vinin nga të katër anët. Lapsi.al mësoi se edhe ndarja e shpërblimeve për kualifikimin nuk kaloi pa rrudhje buzësh në stafin e italianit. Një tjetër largim nga stafi i trajnerit italian ishte ai i Altin Lalës si zv.trajner i dytë. Ai tha se u largua për arsye personale duke lënë të paqarta arsyet e ikjes. Në vend të tij u afrua Erion Bogdani.
Pavarësisht të gjithave, De Biasi e kishte marrë një vendim. Ai do të qëndronte deri në finalet e “Euro 2016” në Francë. Më pas do të shihte rrugën e tij. Por sërish duket se edhe kjo nuk do të jetë e lehtë sepse për shkak të këtyre përplasjeve lapsi.al ka mësuar se ai mund të largohet përpara evropianit.
Kontrata e De Biasit
De Biazi është nën kontratë deri në 2017-ën. Publikisht është shprehur vullnet për të shkuar edhe më tej, por gjasat janë të pakta. Askush nuk i di shifrat e kontratës. Duka thotë se buxheti i FSHF-së është sa 1/100 e Federatës Franceze. Ai shpesh shton se do të bëjë çdo sakrificë për të mbajtur italianin në Kombëtare, por edhe kjo duket se ka limite.
Çfarë ka ndodhur?
“Ndoshta largohem përpara “Euro 2016” nga Shqipëria”. Është kjo fraza që italiani de Biasi ua ka përsëritur shpesh në konfidencë ditët e fundit gazetarëve italianë. Njëri prej tyre, që kërkoi të mbetet anonim i tha lapsi.al se De Biasi ishte i mërzitur me përplasjet e vazhdueshme me Dukën, FSHF-në dhe zyrtarët e saj. “Jam shumë i mërzitur” –ishte rrëfimi i De Biasit. Të njëjtat burime thanë se tashmë krizës i është shtuar edhe lista e lojtarëve që do të thirren në ndeshjet e radhës dhe sidomos ata që do të përfaqësojnë vendin tonë në Francë. De Biasi nuk ka dhënë detaje, por mesa duket kanë nisur ndërhyrjet për grumbullimin e emrave të caktuar në kombëtare. Italiani i mësuar që të punojë pa ndërhyrje të tilla thotë se mund të largohet më herët se parashikimi./Lapsi.al
Te na rroje duka ordineri dhe hajduti. Ndersa kryeministrit te gjate corapekuq i kujtojme premtimin e tij kur mblodhi ne kryeministri ekipin qe erdhi pas armenise
Duka ordiner ? Duka eshte nga kusaret me te ndyre ne Shqiperi, si mund te jete ordiner. Megjithete, bravo i qofte. I ka vene nga nje thes ne koke te gjitheve dhe vazhdon te vjedhe e abuzoje pa i hyre gjemb ne kembe.
Udhe e mbare , xha Gani !
Kontraten aktuale qe ke me FSHF , besoj FSHF e ka zbatuar ne menyre korrekte. Nuk kemi ndonje detyrim ndaj teje.
Ti je fryre si gjel , sepse disa specialiste dhe media ta kane mbushur mendjen se je ti ai qe na cove ne evropian. Dhe prandaj ke filluar te kerkosh shuma marramendese.
Ngulite ne mendje njehere e mire : Decizive per pjesemarrjen tone ne evopian , ishin 6 pike me paterica :
– 3 pike nga gjykata e CAS
– 3 pike nga teatri I kukullave ne Armeni.
Pa keto 6 pike ne do te ishim ne ato nivele qe kemi qene gjithmone.
Dhe per keto 6 pike , ti nuk ke asnje merite. Per piket e tjera , nuk ta ka hequr njeri meriten.
Keshtu qe , ose prano nje kontrate me vlere modeste , aq sa e kemi takatin , ose udhe e mbare .
Liku
De Biasi ka pjesen e tij te merites
ai ka argument te drejte dhe sigurisht kerkon tre, duka mund ti japi edhe 2 e ai te kenaqet
por jo te tallesh bythen me trajnerin qe shkroi historine
me apo pa paterica (dhe ti e di qe une ne kete pike jame shume dakort me ty per CAS e teatrin e kukllave) ai na coi ne europian, se beri askush tjeter
dakort, i ra atij per pjese
ndaj edhe per pjese duhet ti bjere rritja e rroges
po qe Duka te talli bythen me te ti thote e ke 400 po ta bej 500
kjo eshte tia fusesh k… me kacavide
por nga duka ca nuk pret
De Biasi e meriton nje kontrate 2 mln deri ne boterorin e ardhshem, pastaj prishja kontraten, jam dakord
nuk u be qameti se po te merr 4 milione per dy vitet e ardhshme
nuk u be qameti
kur Shqiperia do fitoje 20 mln nga europiani
ku do shkojne ato para, apo ka bere plane Duka me ia dergu gjysmat armeneve???
O mik ,
Ne komentin tim me duket se kam shkruar qe per pjesen e pikeve qe De Biazi ka merite , nuk po ia heq njeri ate merite.
Per mendimin tim , per ato 6 pike nuk ka asnje merite .
Madje , per 3-pikeshin e Cas-it , une mendoj qe nje merite duhet t’ia japim edhe Ballist Morines per ate BUDALLALLEK TE DOMOSDOSHEM , qe beri ne Beograd. Them te domosdoshem , per ndikimin qe pati ne ecurine e ngjarjeve deri ne vendimin final te CAS.
Dhe edhe nese leme menjane Armenine , perseri ato 3 pike te CAS ishin decisive. Dhe ato 3 pike pavaresisht se te drejta , nuk ishin merite as e De Biazit dhe as e lojtareve sepse nuk u fituan ne fushen e lojes , me loje futbolli. Dhe personalisht mendoj se nese ndeshja ne Beograd do ishte zhvilluar ( edhe pa tifoze fare ne stadium ) ne do ishim mundur. Kete e vertetoi ndeshja ne Elbasan.
Atehere , a mund te me thuash cfare merite kaq te madhe ka De Biazi pervec faktit qe u ndodh si I thone fjales “ne vendin e duhur ne momentin e duhur “?
Dhe a mund te me thuash , a te duket normale per nje trajner serioz qe ben te tilla kercenime , jo do iki para , jo do iki pas evroipianit , jo me ka kerkuar kjo apo ajo skuader ?
Une kam nje mendimin qe : EDHE SHQIPERIA E COI DE BIAZIN NE EVROPIAN . Ai nuk mendoj ta kete imagjinuar se do te ishte ndonjehere ne Evropian , sepse me thene te drejten trajner I skuadrave te vogla ka qene gjithe jeten.
A nuk mendon se te pakten edhe ai duhet ta shijoje pjesemarrjen ne evropian , dhe pastaj te mendoje cfare do te beje ?
Sa per vleren e kontrates , me fal por nuk jam ne nje mendje me ty. Shqiperia eshte nje vend I vogel , dhe edhe sikur kampion Evrope ta nxjerre De Biazi , nuk ka takat te paguaje miliona euro nje trajner. PArate e fituara nga evropiani ( !! nuk besoj se jane aq shume sa ke shkruar ti !!! ) mund te perdoren per ringritjen e skuadrave te moshave , qe ne te ardhmen te mos behemi lypsare futbollistesh qe na I kane pergatitur te tjeret neper Evrope , por ti pergatisim edhe vete nga moshat e vogla e deri ne shkallet e larta. Shiko pak Kroacine se cfare shkollash zinxhir qe ka. Aq sa funizon edhe gjysmen e Evropes me futbolliste.
Shendet !
KJO ESHTE QESHARAKE KOMPLET. SI MUND KUSHTEZOHET DHE TE BEHET PRESION MBI TRAJNERIN SE KE DUHET TE FUSI NE LOJE DHE KE JO, APO KE DUHET TE THERRASI NE KOMBETARE.
KUSH LUAN ME MIRE DO SHKOJ NE EVROPIAN, CDO GJE VARET TE AFTESIT E LOJTARIT.
E shikoni sa trainere ka Shqiperia ! Sa me injorante aq me te guximshem…..Secili jep variante te pa degjuara e te pa konceptuara….
filloni te shani o zagare njerez, Duka bene deturen me seriozitetn me te madh sipas kushteve qe ka ashtu si dhe De Biasi ka te drejte te beje llogarite e tija, prandaj gjykoni o te mjere njehare me qetesi. Te dy jane ne regull me punet e tyre keshtu qe ndihen autonom ne baze te kontrates te levizin .
nuk iken jo eshte futur qeveria garant deri ne europian ky largohet e sigurte mbas europiant 100 perqind.thone qe duka donte ta largonte po nuk e la rama deri ne europian
nuk e heqin dot edhe per ceshtje se ky i kualifikoji vetem per c eshtje nderi por largohet direkt mbas frances
Per Duken nuk kam ndonje respekt, duket teper i trashe si njeri. De Biasi pavaresisht rrethanave dhe fatit vecanerisht per 3 piket ne Beograd i mbetet emri qe ishte i pari trajner qe na udhehoqi per ne europian. Te kerkosh miliona euro si shperblim per punen qe ke bere bazuar ne nje kontrate te shkruar me duket e ulet. FSHF duhet t’ia vere kufirin tek thana dhe sa me shpejt ne menyre qe te minimalizohen efektet negative skuader. Ose do i permbahet kontrates ose te jape doreheqjen sa me shpejt. Ganiut nuk i leverdis ta lere skuadren para europianit sepse europiani eshte si nje ekspozite ku do reklamoje veten per destinacionin e tij te ardhshem.
PUNE SHQIPOSH………………..SA E BEJNE I JAPIN SHKELMIN…!!!
De Biasi na futi ne histori o te cmendur!
Shko ore pirdhu bashk me Ganiun,na futen piket ne Armeni me te vjedhur dhe tre piket me Serbin!
Tani fillojne komentet e popullit qe nuk di te thote MIremengjes, Te Lutem dhe Faleminderit.
nuk eshte aspak serioze qe De Biasi ne çdo interviste qe jep permend pagen dhe kjo eshte infantile , ai duhet te kete parasysh thenien qe ” i pani sporchi si lavano a casa propia” prandaj duhet te jete me shume i ekulibruar me arsye dhe gjykim reciprok. Ti japim çezarit ate qe eshte e çezarit…
Portali “lapsi” është në pronësi të analistëve blu Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.
Përgjithësisht, “lapsi” shquhet për thashetheme në të gjithë topikët. Edhe në rastin De Biasi nuk ka burime, por citohen pa emër gazetarë italianë afër trajnerit.
Kjo nuk është gazetari.
Me sa duket, në krizë sensacionesh të vërteta, që nënkupton bjerrje audience, Shkullaku-Bushati sajojnë lajme jo të besueshme për De Biasin, si në këtë rast.
Duka ti bej yzmetin punes edhe te paguaj stafin sic duhet e te sheshoje problemet sepse per ate pune eshte.eshte pune e jo pashallek.
Leket I ka se sahere loze kombetarja shiten te gjitha biletat.
Leri lloqet e pazaret e manazgjase e mos bej pazare te tilla me te huajt edhe mos e prish cfare kemi ngritur tani.
Nuk e dime si eshte situata, po nje gje une mund ta them me siguri, Armando Funderina duhet te zhduket njehere e mire, te vihet nje njeri me dinjitet!!
ARMANDO DUKA ESHTE ARMIK DHE FLLIQESIR I KOMBETARES SHQIPTARE. Armando Duka zhduku nga Kombetarja Shqiptare ! Ditet i ka te numeruara!
Kontrata është kontratë. Ajo duhet zbatuar.
Të gjitha të tjerat janë dëngëla. Thua të mos
dijë kaq gjë trainerI ynë ? Nuk e besoj. Dhe e
dini pse, miqt e mi? Sepse ai është italian.
Shkruesit e kësaj çorbe, patjetër që: në mos
qofshin nga MOMLI, nga SHIROKA, duhet të
jenë që të mos njohin rregullat e një kontrate.
Dikush para këtij shënimi, ka aluduar me shumë
elegancë. Por edhe për t’a kuptuar këtë, mjafton
të mos bësh tifo, por të marrish pak vesh nga
KONTRATA