Marotta: Kurrë nuk kemi menduar shkarkimin e Allegrit

28 Dhjetor 2015, 15:47Sport TEMA

Largimi i Massimiliano Allegrit nga Juventusi mbetet një skenar irreal, madje ka qenë i tillë edhe kur “Zonja e Vjeter” e nisi sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme.

Drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, Beppe Marotta jo vetëm që hedh poshtë zërat për një ndarje të parakohshme me teknikun nga Livorno, por i thurr elozhe 46-vjecarin për faktin që diti ta nxirrte Juven nga kriza e rezultateve:

“Nuk ka ekzistuar kurrë mundësia e shkarkimit të Allegrit. Rezultatet e pjesshme nuk mund ta shtyjnë një shoqëri serioze si e jona, për të marrë një vendim të gabuar.”

Por cili është sekreti i Allegrit sipas Marotës?

“Është një personazh me humor, por edhe ironik. Është një profesionist i vërtetë që diti të kthente rezultatet që kishte marrë më parë.”

Falë një ringritjeje prepotente, Juventusi i është afruar kreut, që mbetet vetëm tri pikë larg.

Megjithatë për Marotën pretendent është Interi, sespe ka ditur të ruajë vazhdimësinë e rezultateve me sforco minimale.

Në fund Marota foli për Dybalan, i cili u konfirmua blerje e goditur nga bardhezinjtë:

“E dinim që Dybala ishte një futbollist premtues, që sot është shndërruer në realitet. Kur vendos të marrësh një futbollist të tillë një milionë më shumë apo një milionë më pak nuk janë asgjë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje